back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaShowBizMomenti emocionues kur këngëtari shqiptar përcjellë vajzën drejt altarit

Momenti emocionues kur këngëtari shqiptar përcjellë vajzën drejt altarit

Të ngjajshme

Arsenali nis negociatat për vazhdimin e kontratave për dy yjet e skuadrës

Arsenali ka nisur negociatat për rinovimin e kontratave me...

Barcelona interesohet për Luka Vuskovic, çmimi rreth 40 milionë euro

Luka Vušković, mbrojtësi 19-vjeçar i Hamburger SV, i huazuar...

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

Vajza e madhe e këngëtarit të dashur për publikun, Stefi Priftit, ka kurorëzuar këto ditë dashurinë e saj me martesë.

Në rrjet kanë qarkulluar disa pamje nga dasma, ku Maria ka shkëlqyer e veshur nuse me një fustan saten në stil princeshe.

Stefi i dedikoi një urim shumë të ndjerë të bijës në “Facebook”, i cili na mallëngjeu të gjithëve.

“Dhe vjen kjo ditë…! Për mua dhe familjen tonë, data 9 shtator është një ditë e shënuar dhe shumë emocionale. Vajza ime, Maria Prifti, dhe dhëndri ynë, Gëzim Meta, kanë vendosur të celebrohen dhe të martohen. Nuk ka gjë më të bukur për mua si baba. Për të qenë i sinqertë me veten, më duhet të them se nuk është aq e lehtë…

Por, jeta kështu është.. Babai dhe nëna të lindin dhe të rritin, shpesh me sakrifica dhe mundime, ndonjëherë me pekuli dhe mundime. Por vjen princi i kaltër dhe të thotë: Tani vajzën e dua unë! Eh, kjo është jeta! Këtu është bukuria dhe trashëgimnia. Të më trashëgohesh çupa e babit! Jetë të lumtur të uron babi! Sa i përket ftesës për shokë e miq, që duan të më urojnë, sot është lajmërimi i parë që unë po bëj, edhe pse shumë gazeta e portale kanë shkruar paraprakisht.

I falënderoj të gjithë njerëzit për urimet! Falënderoj edhe të gjithë miqtë dhe kompanitë e biznesit të dasmave për dhuratat dhe vlerësimin që më kanë bërë. Vetëm falë tyre, unë dhe familjet tona do të kemi mundësinë të realizojmë një dasmë dinjitoze. Zoti para!” -shkruante ai i emocionuar.

Video Player

00:00
00:11
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz