BallinaLajmeMolliqaj tregon pse Albin Kurti nuk është i pranueshëm për kryetar të...

Molliqaj tregon pse Albin Kurti nuk është i pranueshëm për kryetar të Vetëvendosjes (Video)

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj ka rrëfyer sërish për problemet në VV. Ai në “Debat D Plus”, në RTV Dukagjini ka treguar se përse Albin Kurti nuk është i pranueshëm për kryetar të Vetëvendosjes.

“Kam pasur dilema dhe probleme me z.Kurtin, kam besuar që ky problem do të zgjidhet, dhe e kam mbështetur për kryeministër, pastaj qëndrimet politike të Kurtit për mua ishin të papranueshme”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka shtuar se problemet në VV i ndanë në dy periudha.

“Pjesa e parë është prej fillimit të problemit deri në muajt qershor- korrik ku unë kam besuar që problemi ne VV ka karakter ndonëse politiko-organizativ por deri diku te zgjidhshëm për shkak se kam besuar që frika e z.Kurtit që kishte e që e konfirmoi edhe sonte mund të zgjidhet se unë do të tërhiqem nga sekretari.

Pjesa e dytë është kur e kam parë që e gjithë kjo që ka ndodh në VV i gjithë ky sulm, eliminim politik ndaj figurave kryesore të VV-së, ndaj aktivistëve pa të drejtë, pa fakte, pa dëshmi, kamë qenë i shqetësuar dhe kam filluar të mendojë se cilët janë hapat për zgjidhjen e problemit”, u shpreh Molliqaj. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz