Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, referuar pamfletit të Dimal Bashës kundër UÇK-së, deklaron se “nuk mund të jetë në krye të Kuvendit dikush që e sheh UÇK-në si organizatë kriminale të lidhur me trafik droge e armësh”.
Ai thotë se “kjo është fyerje deri në poshtërim. Është luftë ndaj historisë, është sulm ndaj themeleve të lirisë”.
“Sa më e thellë kapja e shtetit, më shumë anti-UÇK po bëhet pushteti. Sepse kapja e shtetit kërkon servilë. Ky avaz duhet ndaluar. Lirinë e ruajmë, ndër të tjera, duke e mbrojtur UÇK-në. Prandaj, Dimali s’ka vend në institucione. Prandaj, ai duhet të largohet; më mirë tash se më vonë”, shprehet Molliqaj.
Postimi i plotë:
Lufta kundër UÇK-së s’ka vend në institucione!
Ky duhet të jetë minimumi i pajtimit shoqëror e politik. Nuk mund të jetë në krye të Kuvendit dikush që e sheh UÇK-në si organizatë kriminale të lidhur me trafik droge e armësh. Kjo është fyerje deri në poshtërim. Është luftë ndaj historisë, është sulm ndaj themeleve të lirisë.
Vërtet e pabesueshme! Cili është ky disponim? Nga buron? Çfarë zilie, çfarë urrejtje patologjike duhet të kesh me të pengu përpjekja për liri e popullit tënd?!
Sa më e thellë kapja e shtetit, më shumë anti-UÇK po bëhet pushteti. Sepse kapja e shtetit kërkon servilë. Ky avaz duhet ndaluar. Lirinë e ruajmë, ndër të tjera, duke e mbrojtur UÇK-në. Prandaj, Dimali s’ka vend në institucione. Prandaj, ai duhet të largohet; më mirë tash se më vonë./Lajmi.net/