back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeMolliqaj me laps e letër: E kam llogarit me formulë, VV i...

Molliqaj me laps e letër: E kam llogarit me formulë, VV i merr veç 21 deputetë

Të ngjajshme

Reali afër t’i humbë të drejtat mbi ish-lojtarin, mësohet arsyeja

Real Madridi është vetëm dy ndeshje larg të Bournemouthit...

Legjenda e Serie A-së merr drejtimin e Baselit

Baseli ka gjetur trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Stephan...

Prishtina sonte në mesin e vendeve me ajrin me të pastër në botë

Reshjet e shiut dhe erërat që kanë mbizotëruar në...

Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani,...

Anëtari i PSD’së, Dardan Molliqaj, rreth një viti më parë kishte bërë matematika sipas të cilave ish-partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do të pësonte rënie drastike si pasojë e ndarjes dhe krijimit të PSD’së.

Në emisionin Pressing të T7 (18 dhjetor 2018), Molliqaj kishte thënë se partia e Kurtit pa PSD’në nuk do të arrijë t’i fitojë as 32 deputetë e as të fitojë në Prishtinë.

Përveç kësaj, Molliqaj gjatë emisionit në një flet të bardhë që kishte përpara vetes në tavolinë kishte bërë edhe matematika sipas të cilave, VV’ja në zgjedhjet e ardhshme do të merrte vetëm 21 deputetë pavarësisht sondazheve.

Ndërkohë derisa një konstatim i tillë komentohej me skepticizëm në debat i sipër, Molliqaj fliste i bindur, duke thënë se është shumë i zoti në punën e analizave dhe matematikës.

Megjithatë sipas rezultateve zyrtare të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, asnjëra prej pretendimeve të Molliqajt nuk po del të jetë e saktë.

Vetëvendosje ka dalë e para në nivel vendi dhe pritet që ti marrë 32 deputetët, ndërkohë në Prishtinë e ka mposhtur LDK’në me një diferencë  prej rreth 4 mijë votave./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz