Historia e frutit të ndaluar e ka shoqëruar njerëzimin që në fillimet e tij. Që nga Eva tek Steve Jobs, duke kaluar nga Borëbardha dhe Vilhelm Teli.
Feja dhe poemat epike demonstrojnë se molla fitoi shumë shpejt një rol edhe në mitologji. Poeti grek Stasini i Qipros në shekullin VIII para Krishtit i atribuoi asaj përgjegjësinë për Luftën e Trojës. Fruti (i florinjtë në atë rast), i hedhur prej perëndeshës së mosmarrëveshjeve Iris, mes të ftuarve në martesën e Peleut dhe Tetit si dhuratë për më të bukurën, për shkak të parimit të dedikimit shkaktoi mes perëndeshave (Hera, Athinaja dhe Afërdita) një grindja të madhe
Që njerëzimi e ka humbur parajsën tokësore për shkak të kafshimit të një molle, kjo është një gjë që as ka ndryshuar e as nuk do të ndryshojë ndonjeherë. Edhe pse në të vërtetë, me Bibël në dorë po ta shohim, fruti që bëri që të bien në tundim Adami dhe Eva nuk binte aspak nga një mollë, por nga një pemë e pa emër. Në fakt, ndalimi i famshëm i Zotit tingëllonte pak a shumë kështu: “Ti mund të hash frute nga të gjithë pemët e kopshtit, por nga pema e dijes së të mirës dhe të keqes nuk duhet të hash, sepse, kur t’i të hash prej saj, me siguri që do të vdesësh” (Gjeneza, 2:16-17). Nuk ka gjurmë molle askërkund.
Pema e dijes
Por pak rëndësi ka: duke filluar që nga Mesjeta piktorë të mëdhenj (mes të cilëve Beato Angelico, Cranach, Rubens) si dhe skulptorë (Viligelmi, dhe Jakobo i Kuercias) e kanë paraqitur pemën e dijes me rrënjët e mbingarkuara si dhe frutet me ngjyrë të gjelbër apo ngjyrë të kuqe. Gjithmonë mollë.
Alternativa në lashtësi ishte një pemë fiku, por duke qenë se në epokën e Mesjetës fshatarë dhe murgj në të gjithë Europën prodhonin sasi shumë të mëdha mollësh dhe bënë që të lindte mushti, një pije alkoolike që prodhohej prej shtrydhjes së ktyre frutave, mbizotëroi pikërisht molla. Dhe që nga Katërqinda, falë piktorëve flamingë që pikturuan në mënyrë të përsëritur skenën biblike të Kopshtit të Edenit, nuk do të shfaqej pemë tjetër (as edhe ndonjë frut tjetër i ndaluar) në pasqyrimet e parajsës tokësore.
Mollët e para
Nëse të parët që shijuan atë frut nuk ishin Adami dhe Eva, që në periudhën e Neolitit (pothuajse nëntë mijë vite më parë) konsumoheshin mollë të egra në Europë dhe në Azinë qendrore. Megjithatë, kalimi drejt zbutjes dhe rritjes së kontrolluar ishte shumë i gjatë: kultivimi i Malus domestica ishte i njohur për grekët e lashtë të paktën duke filluar nga shekulli IX para Krishtit kur ajo pati shfaqjen e parë tek Odiseja e Homerit. Dhe në vitin 323 para Krishtit botaniku grek Teofrasti përshkroi në një traktat gjashtë varietete të ndryshëm dhe ciklin e tyre jetësor, që nga kujdesi për pemën, tek lulëzimi, mbledhja dhe përdorimi. Ndërkohë që Plini i Vjetri (23-79) tek Naturalis Historia e tij rendit njëzetë varietetet e njohura në Romë dhe i konsideron etruskët si paraardhësit në përdorim të disa prej llojëve të frutit.
Frut i mosmarrëveshjeve
Feja dhe poemat epike demonstrojnë se molla fitoi shumë shpejt një rol edhe në mitologji. Poeti grek Stasini i Qipros në shekullin VIII para Krishtit i atribuoi asaj përgjegjësinë për Luftën e Trojës. Fruti (i florinjtë në atë rast), i hedur prej perëndeshës së mosmarrëveshjeve Iris, mes të ftuarve në martesën e Peleut dhe Tetit si dhuratë për më të bukurën, për shkak të parimit të dedikimit shkaktoi mes perëndeshave (Hera, Athinaja dhe Afërdita) një grindja të madhe. Për ta shuajtur u thirr që të japë gjykimin e tij më i bukuri i tokësorëve, ose më saktë Paridi.