back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeMogherini nga Tirana e ka një përgjigje për Ramush Haradinajn

Mogherini nga Tirana e ka një përgjigje për Ramush Haradinajn

Të ngjajshme

AGK thirrje VV-së dhe Osmanit: Sami Kurteshi të largohet nga KQZ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm gjuhën...

Hoxhaj: Kosovës i duhet kthjellim politik në 2026, përndryshe rrezikon të humbasë edhe 10 vjet tjera

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhënë një paralajmërim...

Cilësi dhe çmim që ta qetëson shpirtin

Në një treg ku çmimet ndryshojnë çdo ditë, Petrol...

Princi William bëri një gjest të rrallë ndaj Kate

Vizita shtetërore e Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe bashkëshortes...

Shefja e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini ka hedhur poshtë akuzat e Ramush Haradinaj, se ajo ka qenë pjesë “një plani për ndarjen e Kosovës”, bashkë me presidentët Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi.

“Nuk jam pjesë e asnjë komploti. Qëllimi është që palët të ulen bashkë në tryezën e bisedimeve”, ka thënë Mogherini para gazetarëve në Tiranë, transmeton Gazeta Express.

Tutje ndërmjetësuesja e dialogut mes Kosovës e Serbisë ka thënë se nuk ka parë kushtet për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës për momentin.

Mogherini thotë edhe se respekton qëndrimet e të dyja shteteve dhe e merr me seriozitet rolin që ajo ka në dialog, por shton se ajo nuk mund ta përcaktojë se cila do të jetë marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

“I respektojmë pozicionet e palëve dhe e marrim me seriozitet rolin e ndërmjetësit dhe rolin tim personal. Ne nuk e përcaktojme përmbajtjen e marrëveshjes së ardhshme por vetëm e mundësojmë   vazhdimin e bisedimeve”, ka thënë Mogherini.

Ndryshe, Kryeministri Haradinaj ka fajësuar disa herë përfaqësuesen e BE’së se ajo ka qenë pjesë e planit për ta ndarë Kosovën. Madje ai ka kërkuar që Mogherini të largohet nga pozita e ndermjetësueses me Serbinë. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz