Modriq: Kam luajtur te klubi më i madh në botë, por Milani është në të njëjtin nivel

Luka Modric ka folur për pritjen që ka marrë pas transferimit te Milani, duke theksuar se dashuria e tifozëve e ka impresionuar që nga dita e parë.
Mesfushori kroat tha se pritja në Milano ka qenë edhe më e mirë nga sa e kishte imagjinuar, ndërsa theksoi mbështetjen e madhe që ka ndjerë si në rrugë, ashtu edhe në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline
“Ishte fantastike, më mirë nga sa mund ta kisha imagjinuar. E ndjeva dashurinë që nga dita e parë, kudo: në rrugë, në rrjetet sociale, kudo”, deklaroi Modriq.
Fituesi i “Topit të Artë” shtoi se kjo dashuri e ka motivuar që t’ua kthejë tifozëve dhe klubit besimin e dhënë, duke premtuar se do të japë gjithçka për ta përfaqësuar sa më denjësisht fanellën kuqezi.
“Kur ndjen kaq shumë dashuri, e vetmja gjë që dëshiron të bësh është t’ua kthesh diçka tifozëve dhe klubit dhe të japësh gjithçka nga vetja për ta përfaqësuar Milanin në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Lexo edheAlban Bushi publikon listën e lojtarëve për Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
Modriq, i cili ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës te Real Madridi, bëri edhe një deklaratë të fortë për madhështinë e klubit italian.
“Kam luajtur për klubin më të madh në botë, Real Madridin, por ndjesia ime është se Milani është në të njëjtin nivel.”
\Indesonline/














