Moderatorja mahnit me bikini, duket seksi

Moderatorja britanike dhe bashkëpunëtorja e rregullt e emisionit “This Morning”, Lisa Snowdon, po shijon një arratisje luksoze në Sri Lanka, ku ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e saj.
Snowdon ka udhëtuar drejt këtij destinacioni ekzotik së bashku me mikeshën e saj të ngushtë, parukieren Zoe Irwin. Pushimet e tyre duket se po shoqërohen me shumë relaks, joga, kokteje dhe ushqime të shijshme, shkruan The Sun, transmeton “Bota sot”.
Në rrjetet sociale, Lisa publikoi një seri fotografish ku shfaqet me bikini, ndërsa pozon nën rrezet e diellit dhe shijon atmosferën e pushimeve.

Krahas fotografive, ajo shkroi: “Ja si po shkon historia deri tani këtu në Sri Lanka”, duke shtuar se udhëtimi përfshin “ditëlindje, shoqen më të mirë dhe disa birra”.

Lexo edheDea Mishel i lë të gjithë pa fjalë me pamjet e ditëlindjes: “Dua tortën dhe dua ta …!”
Ajo gjithashtu e përshkroi qëndrimin në resortin ku po pushon si “mahnitës”.

Fotografitë e saj tërhoqën menjëherë vëmendjen e miqve dhe ndjekësve të famshëm, të cilët nuk kursyen komplimentet për paraqitjen dhe linjat trupore të 53-vjeçares.














