back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeModeratori i njohur largohet nga KTV-ja

Moderatori i njohur largohet nga KTV-ja

Të ngjajshme

Shqiptari riktheu imazhin e “Bariut të Mirë”, një ndër 12 fotot më ikonike të vitit

Një moment i jashtëzakonshëm humaniteti gjatë zjarreve shkatërruese në...

Willian befason me klubin e ri

Dikur fitoi dy tituj të Premierligës dhe Europa Leaguen...

Kërkohet shtyrja e afatit për miratim të buxheteve komunale

Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka nisur një...

“E kam pasur emrin më gjatë se ai” – Mark Zuckerberg padit Mark Zuckerbergun

Një avokat i quajtur Mark Zuckerberg po padit platformën...

Rama: Ritme të mira pune në Elbasan – Papër

Kryeministri Edi Rama shprehet se po vijojnë me ritme...

Moderatori i televizionit Kohavizion, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në facebook ka njoftuar opinion që më nuk do të jetë pjesë e këtij mediumi.

Bajqinovci ka thënë besoj se çdo njeri para së gjithash i mendon se çfarë dëshiron të arrijë në jetë. Objektivat nuk janë të lehta, por megjithatë ia vendosa vetes një objektiv dhe ja arrita!

Ndërkaq, Indeksonline mëson se Bajqinovci do ti bashkohet një subjekti poltik.

Ja postimi i plotë:

Të dashur miq,
Besoj se çdo njeri para së gjithash i mendon se çfarë dëshiron të arrijë në jetë. Objektivat nuk janë të lehta, por megjithatë ia vendosa vetes një objektiv dhe ja arrita!
Dhe në fakt ëndrrën time e realizojë Akademia më e fortë e gazetarisë dhe zhvillimit të Demokracisë, Kompania Koha.
Brenda këtyre viteve, si gazetar, autor dhe drejtues i Emisionit “Puls” kam përjetuar një përvojë të jashtëzakonshme.
Së bashku me ekipin e “Kohavizionit” kemi ngritur një emision mjaftë të shikuar duke sjellur informacione ekskluzive, skandale dhe kemi trajtuar problemet e ndryshme në shoqërinë kosovare, duke filluar nga menaxhimi i shtetit, korrupsioni dhe krimi i organizuar, e deri tek politika, ekonomia, shëndetësia dhe çështjet sociale, ku shumë herë e kemi detyruar aparatin shtetëror të lëvizë.
Kjo nuk do ishte e mundur pa e pasur përkrahjen e fuqishme të znj. Flaka Surroi Drejtoreshës së kompanisë KOHA.
Tani, që erdhi koha që pas 18 viteve të vendosi për një rrugëtim të ri, nga zemra dua ta falënderoj Flaken, por dhe secilin koleg që ka qenë ose vazhdon të mbetet pjesë e kompanisë Koha.
Poashtu do i jem mirënjohës përjetësisht të gjithë shikueseve të emisionit “Puls” në KTV të cilët vazhdimisht na kanë përkrahur.
. … dhe sot kam vendosur që të jem pjesë e një beteje me mjete tjera. Betejën time kundër të keqës tash e tutje do e vazhdoj në një formë tjetër, por pa u lëkundur për as një moment nga parimet mbi të cilat kam funksionuar gjatë gjithë jetës time.
Mirupafshim së shpejti!

Image result for mefail bajqinovci

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz