BallinaLajmeMobilizim i madh për ardhjen e Vuçiqit në Kosovë

Mobilizim i madh për ardhjen e Vuçiqit në Kosovë [Dokument]

Të ngjajshme

SHSKUK-ja jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të 5-vjeçarit nga Lipjani

Klinika e Pediatrisë ka njoftuar se pacienti 5 vjeç,...

Bytyqi: Qeveria Kurti 3 nuk po e respekton Ligjin për Barazi Gjinore

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi sot përmes një komunikate...

Izraeli goditi qendrën e Bejrutit, nuk raportohet për viktima

Një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë me shumë...

49 të dyshuar për manipulim votash, priten 31 kallëzime ndaj rreth 200 personave në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka pranuar nëntë kallëzime penale...

Osmani s’është e vetme në Marigona Hill, edhe këshilltarja e saj ka shtëpi aty

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është e vetmja...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq më 9 shtator do  ta viziton Kosovën ku do të mbajë fjalim me banorët serbë në Veri të Mitrovicës. Për këtë, ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq ka thënë dje se është dhënë urdhër nga “Bin Ladeni i veriut të Kosovës”, Milan Radojiçiq se gjatë fjalimit të Vuçiqit do të mbledh afro 4 mijë njerëz.

Pas kësaj deklarate, punëtorët e shëndetësisë në Veri të Mitrovicës kanë bërë planin e tyre strategjik për t’u mobilizuar nga kjo situatë.

“Indeksonline” ka siguruar një letër, ku bëhet e ditur se përgjegjësja e njërës prej ambullantave në Veri të Mitrovicës, Olivera Elek iu ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve shëndetësor që të jenë në gjendje gatishmërie me rastin e kësaj vizite të presidentit serb.

“Njoftim: Date 09.09.2018 ( diele) ora 08 te gjithë punëtorët shëndetësor  nga Reparti jon duhet me qene para spitalit me mantila te bardhe dhe me kartela identifikuese( te kapura ne mantil).”, thuhet në këtë letër.

Ndryshe, në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, Trajkoviq ka shpjegur të gjithë planin i cili është bërë në ditën kur Vuçiq do të vie në Kosovë.

“Është dhënë një urdhër nga Bin Ladeni i veriut të Kosovës, Milan Radojiqiç, për sigurimin e 4000 mijë njerëzve që do të vijnë për të mbështetur fjalimin e presidentit të Serbisë në Kosovë. Po ashtu edhe ppërgjegjësi për transport, Srdjan Vuloviq ka treguar se do t’ gjejë 200 autobusë për transportimin e serbëve në tubimin e Vuçiqit”, ka treguar Trajkoviq./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz