back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeMMPH: Ndërtimet në Zveçan janë ndërprerë, derisa të plotësohen dokumentet (Video)

MMPH: Ndërtimet në Zveçan janë ndërprerë, derisa të plotësohen dokumentet (Video)

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve në ndërtimin e rreth 300 shtëpive në lagjen “Lugina e Diellit” në Zveçan, për arsye se nuk janë plotësuar kushtet ligjore.

Kështu ka konfirmuar për Ekonomia Online këshilltar i ministrit Ferid Agani, Bashkim Bekolli, i cili tha se lejet e ndërtimit lëshohen në bazë të dokumenteve të planifikimit të komunave, të bazuara në dokumentet e planifikimit hapësinor, planit zhvillimor komunal dhe hartës zonale, dokumente këto që Komuna e Zveçanit nuk i ka.

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, që nga fillimi punimet në lagjen Zveçan i ka konsideruar si të jashtëligjshme, për faktin se kjo komunë nuk i posedon dokumentet e domosdoshme të planifikimit hapësinor, siç janë plani zhvillimor komunal, harta zonale komunale si dhe planet rregulluese të hollësishme”.

“Ministria ka kërkuar nga kryetari i komunës së Zveçanit të ndërpriten këto punime derisa këto dokumente të miratohen nga Ministria e Mjedisit”, u shpreh Bekolli.

auto_Bekolli_21466085317
Këshilltari i Aganit, më tej, deklaroi se inspektorati komunal po i mbikëqyr këtë zonë në rast se rifillojnë punimet, pasi Ministria e Mjedisit nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që të zhvillohen ato punime të paligjshme.

Ndërkohë, të martën ministri Ferid Agani ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Zveçanit, Vuçina Jankoviq, dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, me të cilët bisedoi për projektin e paralajmëruar për ndërtimin e lagjes për serbët e kthyer në Zveçan.

Ministri Agani ka kërkuar nga Jankoviq që të ndërpriten të gjitha aktivitetet ndërtimore përkitazi me këtë projekt, deri në përmbushjen e plotë të dispozitave ligjore në fuqi.

Njëkohësisht, ministri Agani u ka ofruar bashkëpunim të plotë tëMMPH-së gjatë hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor për Komunën e Zveçanit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz