Ministria e Kulturës ka reaguar me rastin e vdekjes së aktorit dhe regjisorit, Enver Petrovci.
MKRS vlerëson se Petrovci ishte më shumë se një emër i madh i skenës sonë: ishte zëri, fytyra dhe shpirti i shumë roleve që shënjuan teatrin, filmin dhe kujtesën kulturore të vendit tonë.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të shquar, Enver Petrovci. Ai ishte më shumë se një emër i madh i skenës sonë: ishte zëri, fytyra dhe shpirti i shumë roleve që shënjuan teatrin, filmin dhe kujtesën kulturore të vendit tonë. Jeta e tij ishte e lidhur ngushtë me artin dhe publikun. Përmes talentit të pashtershëm, ai i dhuroi gjeneratave të tëra emocione, reflektim dhe dashuri për kulturën”, thuhet në telegram ngushëllimin e MKRS-së drejtuar familjes Petrovci.
Sipas kësaj ministrie, aktori Enver Petrovci ka lënë pas një trashëgimi që do të frymëzojë përherë.
“Në emër të Ministrisë së Kulturës, dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Petrovci, miqtë, kolegët dhe gjithë komunitetin artistik. Kujtimi për të dhe vepra e tij do të mbeten të gjalla përjetësisht. Qoftë i përjetshëm kujtimi të”, thuhet në telegram.
Enver Petrovci ka ndërruar jetë sot në moshën 71 vjeçare.