back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaKulturëMKRS-ja me buxhet të rritur përreth 60%

MKRS-ja me buxhet të rritur përreth 60%

Të ngjajshme

Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin...

Kamioni përplaset me motoçikletën në hyrje të Lipjanit

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Gyokeres dyfishon rezultatin për Arsenalin

Arsenali dyfishon rezultatin ndaj Nottingham Forestit. Dhe golin e dytë...

Haradinajt: Kosova po kalon në ditë të errëta, na duhet dritë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në hapjen zyrtare të...

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin 2017 do të ketë një buxhet rreth 33 milion euro. Krahasuar me vitin e kaluar, ku buxheti i ministrisë ishte rreth 20 milion, këtë vit, ka një rritje të buxhetit përreth 60%.

 

Pjesa më e madhe e këtij buxheti është e planifikuar për shpenzimet kapitale. Vendin kryesor e zënë investimet në infrastrukturë rreth 21 milionë, ndërkaq 7 milionë euro janë planifikuar për subvencione.

 

Sportit i është ndarë pjesa thelbësore e buxhetit, përreth 17 milionë euro, të kategorizuara për programet buxhetore Sportet e gjëra dhe Arritjet sportive. Ndërsa për fushën e Kulturës janë ndarë rreth tetë milionë euro, për programet: Përkrahja institucionale për kulturë; Përkrahja e kulturës dhe Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”. Fusha e Trashëgimisë Kulturore për 2017-tën ka një buxhet prej rreth pesë milionë euro për kategoritë: Ruajtja, Mbrojta e Trashëgimisë Kulturore dhe Prezantimet dhe kërkimet për trashëgimi. Rinia ka një buxhet prej rreth dy milionë euro për programet: Mbrojtja dhe integrimi i rinisë; Zhvillimi dhe përkrahja e rinisë dhe Zhvillimi i Politikave Integruese. Pjesa e mbetur e buxhetit, pak mbi një milion euro janë për Shërbimet e Administratës.

 

MKRS-ja e vlerëson se përmes këtij buxheti do të arrihen objektivat e parapara dhe do të realizohen shumë projekte kapitale dhe të natyrave të tjera në dobi të komuniteteve që merren me sport, kulturë, trashëgimi kulturore e rini por edhe në të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

 

Rritja e buxhetit për MKRS-në dëshmon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që fushat e kulturës, trashëgimisë, rinisë dhe sportit të mbesin ndër prioritetet e Qeverisë. Gjithashtu, buxheti i sivjetmë mundëson që të realizohen politikat programore të planifikuara të ministrisë, por edhe e shton nevojën për përkushtim më të madh të të gjitha institucioneve të kulturës e trashëgimisë kulturore, të sportit e të rinisë, për një promovim, një paraqitje dhe një pjesëmarrje sa më cilësore të Kosovës përbrenda vendit, në rajon por edhe në botë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz