BallinaSportMjeku i Lazios, befasohet me shqiptarët

Mjeku i Lazios, befasohet me shqiptarët

Të ngjajshme

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Ben-Meir: Kriza politike rrezikon dialogun me Serbinë dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës

Dështimi për të zgjedhur Presidentin e vendit brenda afatit...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët...

Nagavci: PDK edhe LDK i patën qëllim zgjedhjet

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Një vit më parë, Thomas Strakosha ishte alternativa e vetme e Lazios për portën dhe ia doli që të ofrojë garanci në katërkëndëshin e bardhekaltërve, si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Evropës.

Mirëpo, që nga ndeshja e fundit me Interin në Serinë A ka shfaqur disa shqetësime, të cilat e kanë ndjekur edhe momentalisht gjatë fazës përgatitore.

Portieri i Kombëtares shqiptare është duke ndjekur një terapi riaftësuese dhe stafi mjekësor i Lazios nuk kërkon të përshpejtojë asgjë, në mënyrë që të shmanget çdo rrezik minimal për një përsëritje të dëmtimit.

Fabio Roda, koordinatori i stafit mjekësor të Lazios, ka komentuar pozitivisht riaftësimin e dy shqiptarëve. Jo vetëm Strakosha, por edhe Valon Berisha pësoi një dëmtim në një nga ndeshjet miqësore dhe po punon veçmas grupit. Për mjekun, shqiptarët kanë dhënë sinjale pozitive.

“Po ndjekim me shumë kujdes situatën e çdo futbollisti në infermieri. Kërkojmë që rikuperimi i secilit të jetë i plotë përpara se të vihen në dispozicion të trajnerit dhe skuadrës”.

“Thomas Strakosha është duke punuar në mënyrë ideale. Së bashku me Marusiç, po rikuperohen plotësisht. Edhe Valon Berisha po ndjek me kujdes programin riaftësues. Jemi shumë të kënaqur dhe të surprizuar nga reagimi i tyre”, ka deklaruar mjeku. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz