back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeMjeku kosovar që bëri 13 mijë operacione në Gjermani (Video)

Mjeku kosovar që bëri 13 mijë operacione në Gjermani (Video)

Të ngjajshme

Netanyahu: Duam pushtimin e plotë të Gazës, por jo ta qeverisim vetë

Në një intervistë për Fox News, kryeministri izraelit Benjamin...

Bllokohet trafiku në Vlorë, problem rruga drejt Spitalit Rajonal

Trafiku i rënduar në qytetin e Vlorës ka shkaktuar...

Edhe Rrahmani edhe Krasniqi rezervë për Sparta Pragën në Ligën e Konferencës

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Sparta Pragës...

Ali Ahmeti takon kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi pas protestës

Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut Ali Ahmeti,...

Me një përvojë prej 18 vjetësh, me 13 mijë operacione të kryera, doktori kosovar Halil Krasniqi po shpëton jetët e pacientëve me sëmundje vaskulare në Gjermani.

Djaloshi nga Peja që në moshën tetëvjeçare ëndërronte të bëhej human, andaj zgjodhi profesionin e mjekut dhe arriti që në një shtet të huaj si Gjermania të vendoset në pozicionin e shefit të një klinike me 36 krevate dhe 26 bashkëpunëtorë, për shkak të aftësisë profesionale të tij, ku edhe i është besuar kjo kompetencë.

Në dy spitale, ku ka qenë shef i kirurgjisë vaskulare në Gjermani, ka qenë i vetmi i huaj me shtetësi gjermane.

Ai tani është shef i kirurgjisë vaskulare në Klinikën Universitare në Haidelbergut të Gjermanisë si dhe ligjërues i kirurgjisë vaskulare dhe anatomisë në këtë universitet.

Por, Krasniqi ka vendosur që humanizmin dhe profesionalizmin e tij ta vërë në shërbim edhe të bashkëkombësve të tij.

Para dy ditësh në Spitalin Amerikan janë operuar pesë veta, dy të shtrirë dhe tre mund të shkojnë në shtëpi tani. Ata janë operuar nga mjeku me renome ndërkombëtare Krasniqi, i cili tashmë kryen të gjitha operacionet vaskulare, ato venoze, arteriale dhe limfatike./Zëri/

- Advertisement -

Të Fundit