Disa qytetarë kanë dërguar video në redaksinë e VushtrriaCity për të treguar neglizhencën në punë që bëjnë mjekët e emergjencës në QMF në Vushtrri, rruga Dëshmorët e Kombit.
Qytetarët tregojnë për VushtrriaCity se është shumë e vështirë që t’i marrësh shërbimet në emergjencë pasi që mjekët nuk po ofrojnë shërbime dhe duhet të presim me orë të tëra.
Nga videoja e postuar mund të dëgjohet në sfond komentatori i RTK-së, që vërteton pretendimin e qytetarëve se në njërën dhomë të QMF po shikohet ndeshja e futbollit.
Qytetarët tregojnë se është e vështir të marrësh edhe shërbimin më të vogël në emergjencë.
“Paramendoni në sallën e emergjencës nuk punonte aparati digjital për matjen e shtypjes dhe mjeku na urdhëronte shkoni në ndonjë sallë tjetër, se këtu nuk mund ta masim tensionin.” tregoj për VushtrriaCity një qytetar i cili sot rreth orës 16:00 ka kërkuar shërbime në emergjencë./VushtrriaCity.com/