Mitrovicë, vetura godet këmbësorin dhe më pas edhe dy vetura tjera
03
Lexo edheMoti sot dhe nesër, vranësira dhe intervale kohore me diell
Në Kçiq të Madh të Mitrovicës një veturë mbrëmë ka goditur një këmbësor, më pas ka humbur drejtimin dhe ka goditur edhe dy vetura të tjera. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës ku thuhet:
Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri vetura dhe një këmbësor. I dyshuari mashkull K-Shqiptar deri sa ishte duke lëvizur me veturë, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës , ka goditur këmbësorin -viktimën mashkull K-Shqiptar dhe më pas ka humbur drejtimin dhe ka goditur dhe dy automjete të cilat ishin të parkuara jashtë rruge. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar viktima-këmbësori, i dyshuari dhe katër persona tjerë-pasagjer. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Mitrovicës. /Drenica Press/
Lexo edheMoti sot dhe nesër, vranësira dhe intervale kohore me diell