back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeMitrovicë Veri: Tentoi të hyj në testin me shkrim për patentë-shoferë në...

Mitrovicë Veri: Tentoi të hyj në testin me shkrim për patentë-shoferë në emër të dikujt tjetër, arrestohen të dyshuarit

Të ngjajshme

Kush zgjohet në mes të natës (2-3) duhet të vizitojë mjekun

Dr. Eric Berg, DC, paralajmëron se personat që zgjohet...

KFOR me trajnim për shpëtimin e jetës me personelin mjekësor në Obiliq

KFOR ka njoftuar se ushtarët e këtij misioni, kanë...

​Costa: BE-ja duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa deklaroi sot në...

Test gjaku që mund parashikojë demencën 25 vjet më herët

Shkencëtarët kanë zhvilluar një test gjaku që mund të...

Goditje për Barçën, Garcia mungon ndaj Newcastle

Eric Garcia do të mungojë në ndeshjen e sotme...

Policia e Kosovës në Mitrovicë të Veriut ka njoftuar se kanë ndërmarrë veprime hetimore pas identifikimit të një rasti të dyshuar të manipulimit gjatë procesit të testimit për patentë shofer.

Sipas Policisë, dyshohet se një person kishte tentuar të hyjë në testin me shkrim në emër të një kandidati tjetër.

Pas veprimeve policore janë arrestuar të dyshuarit dhe janë sekuestruar prova materiale, përfshirë dy telefona celularë dhe 2,000 euro para të gatshme që ndërlidhen me rastin.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuar janë dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa një person tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe veprimeve të kundërligjshme”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz