BallinaRegjionaleMitrovicëMitrovicë, Njësia e Autokrimeve ka identifikuar 286 vetura pa dokumente përkatëse, të...

Mitrovicë, Njësia e Autokrimeve ka identifikuar 286 vetura pa dokumente përkatëse, të dyshuara për shmangie doganore

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Si rezultat i angazhimeve të vazhdueshme në fushën e parandalimit të veprimtarive kriminale, Njësia Rajonale e Autokrimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, gjatë vitit 2017 ka identifikuar 286 vetura me dokumentacion të dyshuar.

Identifikimi i këtyre veturave është bërë mbi bazën e planeve  konkrete për parandalimin e  veprimtarive të kundërligjshme, ku e gjithë ecuria është realizuar përmes kontrollit të disa lokacioneve të ndryshme, ku kryesisht ushtrohej veprimtari e shitblerjes së automjeteve dhe pjesëve të tyre.

Nga këto kontrolle ka rezultuar me identifikimin e 286 veturave, disa nga to edhe të çmontuara, dokumentacioni i të cilave nuk figuron në sistemin e rregullt të obligimeve doganore.

Të gjitha këto vetura të identifikuara dyshohet të jenë importuar nga shtetet evropiane. I gjithë dokumentacioni i këtyre veturave të hasura tek personat në posedim u është dorëzuar autoriteteve doganore në Mitrovicë për procedurë të mëtejme.

Hetimet e  verifikimit të prejardhjes së këtyre veturave, statusi i tyre, shtetet prej nga kanë ardhur, është bërë në nivel vendi dhe në atë ndërkombëtar përmes ILECU-t në Prishtinë.

Ndërsa hetuesit policorë me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ndaj personave në pronësi të të cilëve janë gjetur veturat ka iniciuar  12 raste të  kallëzime penale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz