Mitrovicë, ja kush mori mbi 1 mijë vota nga PAN
03·

Pas Kadri Veselit që mori 7937 vota dhe Ramush Haradinajt me 2118 vota, vetëm gjashtë kandidatë të tjerë të PDK-AAK-Nisma kanë arritur të marrin mbi 1000 vota në Mitrovicë.
Veriu.info ka arritur të sigurojë numrin e votave të gjashtë kandidatëve tjerë, ku pas liderit të PDK-së, renditet Abdyl Salihu, i cili ka marrë 4422 vota, i pasuar nga Rrustem Musa që ka 4276 vota.
Numër të madhe të votave ka marrë edhe dy kandidatet e PDK-së nga Mitrovica, Jehona Shyti ka 2636 vota, ndërsa Drita Kadriu 2030 vota.

Lexo edheKy është i riu që vdiq në aksident (FOTO)
Bekim Haxhiu është ndër kandidatët më të votuar, pasi që ka arritur të marrë 1496 vota, që ndiqet nga Mërgim Lushtaku me 1454 vota.














