Një rast ‘grabitje’ është raportuar mbrëmë të ketë ndodhur në rrugën “Agim Hajrizi” në Mitrovicë, ku njësitë policore me urgjencë i janë përgjigjur informacionit të pranuar nga ana e viktimës, të raportuar rreth orës 22:50, të datës 20 janar 2015.
Sipas viktimës femër shqiptare 22 vjeçare, e përkatësisë etnike shqiptare, shtetase e Republikës së Kosovës, ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën dhe kohën e lartshënuar, në momentin kur viktima ishte duke ecur rrugës dy persona të dyshuar ia kanë grabitur çantën e krahut e më pas kanë ikur me shpejtësi në drejtim të panjohur për viktimën. Në çantën e viktimës thuhet të ketë pasur një shumë të hollash prej 30 eurosh, si dhe dokumente personale dhe një kartelë bankare.
Bazuar në informacionet fillestare njësitë policore dhe hetuesit rajonalë menjëherë janë vënë në kërkim të personave të dyshuar, si dhe të mbledhjes së informacioneve në lidhshmëri me rastin e grabitjes.
Nga deklarata e siguruar nga viktima për rrethanat e rastit si dhe përshkrimin e personave të dyshuar, për aç sa viktima ka mundur të paraqesë, dyshohet se në momentin e grabitjes, dy personat e dyshuar kanë pasur kapela dhe kanë qenë të veshur me bluza me kapele.
Policia me autorizim të prokurorit ka nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit të veprës penale ‘grabitje’.