back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaMitrovicë, grabitje e armatosur

Mitrovicë, grabitje e armatosur

Të ngjajshme

Hasani: Protesta është nder që gjykon padrejtësinë e krerëve të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar...

‘Toksik’, Bay T zbulon takimet me Drilonin pas BBV

Një foto qe u publikua javë me parë ku...

Më i madhi në 50 vjet/ Zjarr katastrofik në Francë, viktima dhe evakuime masive

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e kodrave Corbières...

 

Një rast ‘grabitje’ është raportuar mbrëmë të ketë ndodhur në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicë, ku policia me urgjencë i është përgjigjur informacionit të pranuar përmes telefonit nga ana e viktimës, të raportuar rreth orës 20:50, të datës 5 janar 2014.
Sipas viktimës mashkull shqiptar 23 vjeçar, i cili ndodhej në dyqanin e tij, brenda kishin hyrë dy persona të maskuar, ku nën kërcënimin armës nga viktima kanë marrë kasafortën me një shumë të hollash prej 30 eurosh, e më pas kishin ikur në drejtim të panjohur për viktimën.
Mbi bazën e informacioneve fillestare njësitë policore dhe hetuesit rajonalë menjëherë janë vënë në kërkim të personave të dyshuar, si dhe të mbledhjes së informacioneve në lidhshmëri me rastin e grabitjes.
Përveç deklaratës së siguruar nga viktima për rrethanat e rastit si dhe përshkrimin e personave të dyshuar, për aç sa viktima ka mundur të paraqesë, policia gjithashtu ka siguruar edhe një deklaratë tjetër nga një person në cilësi të dëshmitarit mbi rrethanat e rastit të grabitjes.
Policia me autorizim të prokurorit ka nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit të veprës penale ‘grabitje’, thuhet në komunikatën e policisë për media.
- Advertisement -

Të Fundit