BallinaLajmeMitrovicë e Veriut: Arrestohet një i dyshuar për vjedhjen e disa të...

Mitrovicë e Veriut: Arrestohet një i dyshuar për vjedhjen e disa të hollave

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke thirret për dëshmi, i merren analiza gjaku dhe flokësh

Aktorja e njohur, e cila ndodhej jashtë vendit për...

VV-ja në koalicion me PDK-në ose LDK-në? Molliqaj: Ka shumë gjasa me u zgjedhë presidenti

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur në emisionin...

Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos: Kosova, qendër botërore e kampionëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar së fundmi...

“Përplasje” institucionale për Rugovën: Pacolli i dërgon letër Muhaxherit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi,...

Policia në Mitrovicë të Veriut ka arrestuar sot një të dyshuar për vjedhje.

I.R., u arrestua në sheshin “Car Lazar” teksa dyshohet se më 24 mars vodhi 400 euro dhe 800 dinarë të Serbisë, në stacion të autobusëve.

Sipas policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, për t’u liruar më pas.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Me datën 24.03.2026, në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut, është raportuar rasti ‘vjedhje’.

Rasti është raportuar nga ankuesi, i cili ka deklaruar se derisa ndodhej në ambientet e stacionit të autobusëve, një person i panjohur, nën presion, i kishte vjedhur 400 euro dhe 800 dinarë të Serbisë dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

Pas një pune intensive-hetimore nga zyrtarët policorë të stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, është arritur të bëhet identifikimi dhe sot është bërë arrestimi i të dyshuarit me inicialet I. R. (1974).

Arrestimi i tij është bërë në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut. I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku në lidhje me rastin ka shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje.

Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që personi të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa i njëjti do të hetohet për veprën penale ‘vjedhje’.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë të kryejnë vepra penale.

Për çdo rast, qytetarët inkurajohen të raportojnë në numrin 192.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz