Mitrovicë, arrestohen personat që u rrahën me sopata e shkopinj

Me datën 29 Nëntor 2016 rreth orës 13:02, është raportuar se në rr.,,Shemsi Ahmeti’’ Mitrovicë ka ndodhur një rrahje, ku si pasoj e këtij incidenti, një 20 vjeçar ka mbetur i lënduar.
Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se i plagosur kishte mbetur viktima D.H., 20 vjeçar, plagosja e të cilit ishte shkaktuar nga një mjet i fort që dyshohet të jetë sopat, ku ndihma e parë i ishte dhënë në spitalin rajonal në Mitrovicë, dhe pas tretmanit është liruar në shtëpi.
Në vendngjarje si dëshmi materiale janë konfiskuar: një sopat, një kaçavidë, një sqepar (gdhendës), dy shkopinj druri dhe një thikë.
Mbi bazën e gjurmëve të mbetura në vendin e ngjarjes si dhe elementeve tjera rrethanore, hetuesit policor kanë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar; K.B., 18 vjeçar, A.K., 20 vjeçar, B.H., 19 vjeçar dhe A.H., 16 vjeçar.

Lexo edheBizneset në Mitrovicë përgatiten për vendosje në Zonën Industriale në Frashër
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit B.H., 19 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, të dyshuarit A.H., 16 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë, kurse dy dyshuarit K.B., 18 vjeçar, A.K., 20 vjeçar, pas intervistimit janë liruar.
Bazuar në pasojat e ngjarjes sipas prokurorit te shtetit, rasti hetohet si vepër penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘pjesëmarrje në rrahje’.













