Mitrovicasi që me punën e tij si bujk shkollon 5 fëmijët e tij, të gjithë shembull si nxënës të mirë
03

Lexo edheNis iniciativa për t’i ndihmuar Arben Beqirit, futbollistët e Kosovës hapin xhirollogari për grumbullimin e mjeteve

Një shembull si ai i Salih Kalludrës nga fshati Pirq i Komunës së Mitrovicës është ndër të ata që hedh poshtë thënien se në “Kosovë nuk ka punë”, shkruan VushtrriaOnline.
Dëshmi për këtë e kemi jetesën që ai bën një punëtori të zellshëm që me disa hektarë tokë, dhe krerë bagëti arrinë që të siguroj jo vetëm nevojat familjare por edhe shkollimin e fëmijëve të tij.
Kalludrën si një tregim suksesi e ka prezentuar edhe faqja e e IADK-së, një institucion ky në përkrahje të bujqëve e cila ka përkrahur Kalludrën me një sërë pajisjesh bujqësore si llaktofirz, makinë mjelëse dhe bidonë për qumësht si dhe duke praktikuar këshillat e marra nga ekspertët e IADK-së ka arritur të ngrisë cilësinë e qumështit dhe të përgatisë ushqime të koncentruar për kafshët.

Lexo edheNis iniciativa për t’i ndihmuar Arben Beqirit, futbollistët e Kosovës hapin xhirollogari për grumbullimin e mjeteve
“Falë këshillave të marra fermeri ka arritur të prodhojë qumësht të klasës ekstra ku edhe tashmë ka lidhur marrëveshje me qumështoren “Drena” e cila furnizohet direkt nga shtëpia e fermerit me afër 120 litra qumësht në baza ditore.” shkruan në faqen e IADK-së për Kalludrën si një storie suksesi.
“Për sukseset e arritura fermeri shprehet shumë falënderues ndaj IADK-së për mundësinë dhe këshillat e ofruar.” thuhet tutjen në njoftimin e lëshuar nga IADK./VushtrriaOnline