back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëMitrovicasi fiton medaljen e artë në hedhjen e gjylës në garat ballkanike

Mitrovicasi fiton medaljen e artë në hedhjen e gjylës në garat ballkanike

Të ngjajshme

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të...

Offset thyen heshtjen për divorcin me Cardi B

Offset më në fund ka folur hapur për divorcin...

Ministri i Jashtëm i Francës: Shteti palestinez është zgjidhja e vetme për paqen

Ministri i Jashtëm në largim i Francës, Jean-Noel Barrot...

Mot me diell këtë fundjavë, temperatura deri në 30 gradë

Mot më i nxehtë po parashihet në ditët e...

Zyrtarisht nis fushata elektorale për zgjedhjet lokale

Zyrtarisht në orën 00:00 ka nisur fushata zgjedhore për...

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka pritur në takim talentin e atletikës, Muhamet Ramadani, i cili ishte i shoqëruar me trajnerin e tij, nga klubi i atletikës “Mitrovica”, Shaban Ramadani.

Talenti i atletikës, Muhamet Ramadani, e fitoi medaljen e artë në hedhje të gjylës prej 19.31 metra, në Stamboll të Turqisë, ku morën pjesë edhe 20 shtete tjera, me ç’rast është shpallur kampion Ballkanik në kategorinë e juniorëve.

Në këtë takim nënkryetari Mujka, ka përgëzuar sportistin mitrovicas, Muhamet Ramadanin, për sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare, i cili fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik U-18 në hedhjen e gjylës.

Gjithashtu gjatë këtij takimi nënkryetari Mujka dhe trajneri Ramadani, u dakorduan që komuna e Mitrovicës të ndërtoj një mini fushë sipas normave ndërkombëtare për hedhje të gjylës, pasi që stadiumi “Adem Jashari” është në renovim, dhe kjo fushë të ndërtohet afër Liqenit Akumulues në fshatin Suhodoll.

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ofroj mbështetjen e tij, duke i siguruar ata që komuna do ti marr parasysh të gjitha kërkesat sepse është interes i përbashkët rregullimi i infrastrukturës sportive për klubet dhe të rinjtë e qytetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz