BallinaRegjionaleMitrovicëMitrovica me Panair dimëror

Mitrovica me Panair dimëror

Të ngjajshme

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Prizren

Sot rreth orës 18:30 në fshatin Piranë të Prizrenit...

Tragjedi në Piranë të Prizrenit, vdes këmbësori 81-vjeçar pasi u godit nga vetura – policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur në magjistrlaen Prizren-Gjakovë, në fshatin...

Dy të arrestuar për përfshirje në rrahje në stadiumin e Shtimes

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë...

Protesta në Shqipëri/ Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës, rrethohet nga truprojat

Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është...

Roma i jep fund krizës së rezultateve, merr fitore ndaj Lecces

Roma e ndërpreu një seri prej pesë ndeshjesh pa...

Panairi i Dimrit në Mitrovicë  do të mbahet nga 21 deri më 23 dhjetor. Është një ngjarje tradicionale që organizohet nga ARDA në kuadër të projektit të financuar nga BE “Mbështetje Zhvillimit Ekonomik Rajonal”që administrohet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

Ky manifestim tashmë tradicional është i dizajnuar si një mundësi për të mbështetur përpjekjet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme prodhuese dhe bizneseve të reja në promovimin e produkteve të tyre dhe në avancimin e nismave të tyre për komunikim dhe marketing, si dhe të lehtësojë takimet Biznes-me-Biznes.

Për tre ditë rresht, mbi 40 biznese vendore të shquara për prodhime vendore të cilësisë së lartë do të promovojnë produktet e tyre që variojnë nga industria e ushqimit dhe deri tek artizanalet dhe punimet artistike.  Panairi i Dimrit do të ofrojë edhe mundësi argëtimi, përfshi muzikën, pllakate me animacione, këndin e fotografimit, mundësi për ngjyrosje të fytyrave të fëmijëve dhe lojëra për fëmijë dhe pjesë të tjera artistike.

Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA) është një rrjet për zbatimin e politikave të Kosovës dhe BE-së dhe është një organizatë e pavarur, jo-qeveritare e themeluar në janar të vitit 2013 nga pesë Agjencitë e Zhvillimit Rajonal (Veri, Lindje, Perëndim, Jug dhe Qendër) në Kosovë. Misioni i ARDA-s është të koordinoj dhe promovoj zhvillimin rajonal dhe rural në Kosovë. Në arritjen e objektivave të saj, organizata promovon bashkëpunimin dhe komplementaritetin me autoritetet përkatëse të Kosovës në nivel qendror dhe lokal, asociacionin e komunave, Zyrën e BE-së në Kosovë dhe donatorët e tjerë, si dhe hisedarë të tjerë relevant.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz