Mitrovica në zi: Nga COVID vdiqën dy teknikë shëndetësorë dhe një taksist
03

Lexo edhePolicia kap gati 1 kg drogë dhe mbi 4000 euro në Kçiq, arrestohen 3 persona

Mitrovica dje ka përjetuar një prej ditëve më të zeza që nga nisja e pandemisë.
Që nga mëngjesi deri në orët e mbrëmjes, kanë vdekur tre persona, dy teknikë shëndetësorë dhe një taksist, shkruan “Jepi zë”.
Vdekja e parë ishte e teknikut të dhëmbëve, Kujtim Macula, i cili humbi betejën këtë mëngjes.
Rreth orës 18:00 ka vdekur Ahmet Ahmeti, taksisti i njohur nga Zasella.

Lexo edhePolicia kap gati 1 kg drogë dhe mbi 4000 euro në Kçiq, arrestohen 3 persona
E në orët e fundit të mbrëmjes, vdiq edhe Sherafedin Mehmeti, i njohur si Sheki.
Me këto tri vdekje, numri total i viktimave në Mitrovicë ka shkuar në 25, numër ky mjaft i lartë nëse krahasohet me qytete të tjera.