back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaMitrovica dhe IADK nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fushën e bujqësisë

Mitrovica dhe IADK nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fushën e bujqësisë

Të ngjajshme

Mbyllet pa fitues ndeshja e parë në “BayArena” mes Leverkusenit dhe Arsenalit

Është mbyllur ndeshja mes Leverkusenit dhe Arsenalit, e vlefshme...

Londrimi tregon se a i mban premtimet

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP...

Kai Havertz i shënon gol Leverkusenit, barazohet rezultati

Skuadra e Arsenalit ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Real Madrid – Man City, dalin formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Manchester City do të luajnë sonte...

Nga mishi te mollët, rritja e çmimeve godet kuletën e qytetarëve

Rritja e çmimeve në Kosovë po vazhdon edhe në...

 

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe Zenel Bunjaku, drejtor ekzekutiv i IADK-së, kanë nënshkruar të hënën me anë të së cilës janë pajtuar që të rregullojnë një bashkëpunim të afërt me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë së projekteve bujqësore për periudhën trevjeçare 2015-2018.
Në bazë të marrëveshjes, komuna në bashkëpunim me IADK-në, do t’i koordinoj investimet në sektorin e bujqësisë, do të bëjë bashkëfinancim në projektet e IADK-së, në investime direkte tek fermerët në këtë komunë, nga projektet e aprovuara nga donatorët – partnerët e IAKD-së përt vitin 2015.
Komuna do të angazhoj IADK-në në ofrimin e shërbimeve këshillimore për fermerët në sektorin e blegtorisë, hortikulturës, përpunimin shtëpiak të qumështit, pemëve dhe perimeve dhe trajnimet ekonomike për fermerë dhe projekte bashkëfinancuese. Ndërsa IADK do ju ofrojë fermerëve material  edukues dhe trajnues për fusha të ndryshme.
Komuna e Mitrovicës dhe IADK në marrëveshje zotohen që të mbështesin njëra-tjetrën në projektet që do të implementohen në komunën e Mitrovicës, bashkëfinancim, nëse gjendet mbështetje edhe nga donatorët e tjerë dhe angazhimin për përgatitjen e projekteve që janë në interes të fermerëve dhe komunës.
IADK duhet të raportoj dy herë në vit tek komuna e Mitrovicës për rezultatet e arritura nga aktivitetet dhe projektet e realizuara, ndërsa marrëveshja hyn në fuqi me nënshkrimin nga të dyja palët, në shkurt të këtij viti dhe zgjat  deri në  dhjetor të vitit 2018 .
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz