back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeMitrovica do bëhet me shatërvan

Mitrovica do bëhet me shatërvan

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Sheshit të  rregulluar bukur “Mehë Uka”, në qendër të qytetit, do t’i shtohet akoma hijeshia.

Në këtë shesh, përkatësisht në hapësirën ndërmjet Shtëpisë së mallrave “Emona” dhe restorantit të KFC-së, të sapo inauguruar, do të ndërtohet brenda dy muajve një shatërvan (fontanë) e bukur, çfarë nuk ka ende në Kosovë.

Biznesmenët e njohur, Fatmir Zymberi, pronar i KFC-së dhe Agron Mikullovci, pronar i “Emonës”, kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin që me mjete të veta financiare të ndërtojnë shatërvanin (fontanën),  në hapësirën ndërmjet dy objekteve të tyre afariste, njofton Klan Kosova.

Këtë vendim të tyre, zotërinjtë Mikullovci e Zymberi, ia kanë paraqitur të enjten kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri, në zyrën e tij, duke i thënë se këtë po e bëjnë për të nderuar e respektuar qytetarët e Mitrovicës, të cilët meritojnë të kenë një hapësirë të tillë ku mund të relaksohen dhe pushojnë.

Ata i thanë kryetarit Bahtiri, se brenda pak ditësh do t’i dorëzojnë objektin ideor të një shatërvani (fontane) të ngjashme me ato nëpër metropolet evropiane, duke kërkuar nga ai që shërbimet e komunës t’i kryejnë menjëherë të gjitha procedurat ligjore për fillimin dhe mbarimin e e punëve pa pengesa.

Kryetari Bahtiri, falënderoi shumë investitorët Zymberi e Mikullovci për këtë donacion, të cilin e vlerësoi si shumë të rëndësishëm për qytetin dhe qytetarët e Mitrovicës.

“Jam shumë i lumtur që ju zotërinjtë Mikullovci e Zymberi, keni shpreh dëshirën dhe gatishmërinë tuaj për të rregulluar akoma më mirë këtë hapësirë në qendër të qytetit, me m paratë e fituara nga bizneset tuaja. Prandaj, dua të ju falënderoj në emër të qytetarëve dhe në emrin tim personal për këtë investim të rëndësishëm. Ky shesh i rregulluar mirë, do të jetë akoma më i bukur kur aty të vendoset shatërvani (fontana), ndërsa hapësira që do ta rregulloni përreth saj, me lule e gjelbërim, do t’ia shtoja akoma hijeshinë”, tha ndër të tjera Kryetari Bahtiri, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz