BallinaLajmeMIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situata është...

MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situata është nën kontroll

Të ngjajshme

PrishtinaTicket nis fluturimet direkte drejt Salzburgut – lidhje e re ajrore nga Prishtina

Kompania PrishtinaTicket ka vënë në funksion linjën direkte nga...

Ballkani bën lëvizje, sjell një brazilian

Ballkani ka sjellë një përforcim në repartin e mbrojtjes. Bëhet...

Arbeloa konfirmon rikthimin e Militaos, mund të luajë ndaj Mallorcës

Real Madridi do të përballet ndaj Mallorcës së Vedat...

Gjatë natës së mbrëmshme, në aksin rrugor Gjilan-Stanqiq është evidentuar erodim i dheut, ndërsa në aksin Pejë-Rugovë ka pasur bllokim të rrugës nga rrëshqitja e gurëve, duke paraqitur rrezik për qarkullimin.

Kështu ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, e cila tha se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në terren për menaxhimin e situatës dhe sigurimin e segmenteve të prekura.

“Në aksin Pejë – Rugovë, për gurin me përmasa të mëdha, është konfirmuar evitimi i rrezikut, dhe hapja e njërës korsi, ndërsa segmentet janë të sinjalizuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm”.

“Qarkullimi po zhvillohet me kujdes të shtuar, ndërsa ekipet tona janë në terren duke punuar intensivisht për sanimin e plotë të situatës”, tha MIT-ja.

Në fundMinistria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e angazhuar për reagim të shpejtë dhe garantimin e sigurisë në të gjitha segmentet rrugore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz