back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaJetëKurioziteteMisterioze: Gjendet adoleshentja e zhdukur në pyll – por jo siç ishte...

Misterioze: Gjendet adoleshentja e zhdukur në pyll – por jo siç ishte më parë (Foto)

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Fauna Jackson, 16, largohet për një “banjë” përderisa ishte vullnetare në “America’s Grand Teton National Park”.

Por ajo nuk u kthye më, duke bërë që për të, të bëhej një “gjueti” e madhe e më shumë se 100 kërkuesve, duke përfshirë patrullat ajrore, ekipet me qen dhe paramediket, transmeton Telegrafi.

e2

Madje ishin përfshirë edhe agjentë të FBI, duke përdorur imazhe infra të kuqe për të kërkuar për burimet ngrohëse në terren, ndërsa zona ishte mbushur me postera me fotografi të saj.

Ajo ishte jashtë dhe vetëm për 48 orë në një pjesë të pyjeve, të mbytura në temperatura nën zero, shkruajnë mediat e huaja.

Fatmirësisht ajo më vonë u gjet e gjallë dhe mirë, por vajza që ishin në kërkim, më herët ishte krejtësisht e ndryshme me atë që ata panë.

Në një deklaratë, përcjell Telegrafi, Shërbimi i Parkut Kombëtar kishte thënë: “Jackson ka ndryshuar pamjen e saj duke i prerë dhe lyer flokët e saj”.

“[Ajo] ishte veshur me rroba të ndryshme nga ato që kishte për herë të fundit, dhe kur iu afruan kërkuesit, ajo tentoi të ikte”.

Adoleshentja nga qyteti Cincinnati, Ohio, tashmë është marrë në mbrojtje nga policia, ndërsa aty tanimë janë edhe prindërit e saj.

Është e paqartë se si vajza kishte mbijetuar dy netë vetëm pyll, por autoritetet e parkut kanë nisur një hetim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz