back to top
Saturday, November 8, 2025
BallinaLajmeMisteri i trupit të djegur në një makinë në Athinë, policia: Mjeti...

Misteri i trupit të djegur në një makinë në Athinë, policia: Mjeti qëndroi aty për më shumë se 48 orë

Të ngjajshme

Shpërndante armë dhe drogë me taksi, prangoset ish-ushtaraku në Tiranë

Një ish-ushtarak 46-vjeçar është arrestuar në Tiranë teksa drejtonte...

Kurti: Zgjedhje në dhjetor ose në prill, më e favorshme të votohet Glauk Konjufca

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga Gjakova ka...

Hamiti: Kurti sanksionoi, izoloi e varfëroi Kosovën, duhet të dilet nga kurthi i tij

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar...

Hamiti: Kurti sanksionoi, izoloi e varfëroi Kosovën, duhet të dilet nga kurthi i tij

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar...

Komuniteti lokal në Viotia është i tronditur, pas gjetjes së një trupi të karbonizuar në një makinë të djegur.

Mjeti u gjet në një vend jashtëzakonisht të izoluar, i arritshëm vetëm nga një rrugë rurale në gjendje të keqe, sipas raportit.

Gjetja e tmerrshme u zbulua kur një gjuetar që rastësisht po kalonte nëpër zonë dhe vuri re mjetin e djegur dhe njoftoi Policinë. Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje zbuluan se brenda mjetit kishte një person të karbonizuar, ndërsa brenda u gjetën edhe pranga, një element që forcon mundësinë e një akti kriminal. Zëdhënësja e Shtypit e Policisë Helenike, Constantia Dimoglidou, konfirmoi se automjeti është transferuar në laboratorët mjeko-ligjorë, ku do të mblidhen të dhëna për të identifikuar ADN-në dhe gjurmët e gishtërinjve, ndërsa po bëhen përpjekje për të identifikuar trupin, një proces që është veçanërisht i vështirë për shkak të shkallës së karbonizimit. Sipas policisë, makina dhe trupi i pajetë qëndruan në vendngjarje për rreth 48-orë përpara se të gjendeshin. Hetimet janë në kulmin e tyre nga Departamenti i Vrasjeve dhe Drejtoria e Krimit të Organizuar, me autoritetet që po shqyrtojnë zhdukjet e raportuara në ditët e fundit për të arritur në identitetin e viktimës. Policia nuk po përjashton asnjë skenar, megjithatë, provat fillestare tregojnë se ky ishte një veprim i planifikuar mirë, me autorët që zgjodhën një vend veçanërisht të izoluar, ndoshta duke e njohur shumë mirë zonën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz