back to top
Friday, September 26, 2025
BallinaLajmeMisini: Kryetari Bulliqi u kap live duke mashtruar me shifra për investime...

Misini: Kryetari Bulliqi u kap live duke mashtruar me shifra për investime – në vend se të turpërohej, ai krenohej

Të ngjajshme

Shkumbin Misini, ekspert i ekonomisë, në emisionin EURO n’T7 me Menduh Abazin, ka deklaruar se në Ballkanin Perëndimor është bërë kulturë që politikanët të mashtrojnë e gënjejnë dhe kjo u duket krenari e jo marre.

Misini ka marrë si shembull kryetarin aktual të Podujevës, Shpejtim Bulliqi nga LVV, i cili është edhe profesor universitar. Pa fije turpi thoshte se ka investuar 250 milionë euro në komunën që ai drejton edhe pse në asnjë llogaritje nuk dilte ai rezultat.

“Derisa ishte live në studio dhe numëronte investimet, nuk i dilnin as 100 milionë, ai megjithatë insistonte se ka investuar 250 milionë euro për katër vite. Nuk i vinte turp që u zinte live se është duke gënjyer. Disa kryetarë e politikanë po e konsiderojnë si privilegj gënjeshtrën”, ka thënë Misini.

Më e rëndë se kjo, sipas Misinit, është fakti se shumë prej kryetarëve po shkojnë në debate televizive pa plan konkret të qeverisjes, pra nuk po prezantojnë asgjë para qytetarëve.

“Kryetarët e komunave në vend se të jenë në shërbim të qytetarëve, shumë prej tyre e kanë uzurpuar komunën dhe e llogarisin si pronë të veten. Është e çuditshme se shumë familjarë të politikanëve po kenë sukses në biznese. Qytetarëve u ka humbur besimi tek politikanët si të nivelit qendror ashtu edhe tek ata lokal”, ka shtuar Misini.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz