back to top
Wednesday, February 18, 2026
BallinaLajmeMisetiq: Prokuroria nuk ka asnjë provë që lidh Thaçin me komunikatat –...

Misetiq: Prokuroria nuk ka asnjë provë që lidh Thaçin me komunikatat – Po të lidhej ai, Millosheviqi do t’ia thoshte Clarkut gjatë takimeve

Të ngjajshme

Një ortek përfshiu një vendpushim skish në Itali

Pamje të pabesueshme janë bërë virale në mediat sociale...

“Rexhep Selimi të lirohet menjëherë dhe të kthehet pranë familjes së tij”

Avokati i Rexhep Selimit ka kërkuar lirimin e menjëhershëm...

Rama: Nëse Qeveria nuk e përfshinë buxhetin e kryeqytetit, është vendim politik

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë...

Gjyqtari i Hagës tregon se kur do të thonë sot fjalën e fundit Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi

Gjyqtari i Dhomave të Specializuara, Charles Smith, ka treguar...

Avokati i Hashim Thaçit në Hagë, Luka Misetiq po i thotë fjalët e tij përfundimtare në seancën e fundit në Hagë para gjykimit.

Ai në fjalët e tij përfundimtare, ka folur edhe për komunikatat, ku qartë e thotë se ZPS nuk ka asnjë pikë prove për lidhjen e Thaçit me autorizimin e komunikatave apo deklaratave publike përveç siç thotë ai pretendimeve të paverifikuara të Regjep Selimit në një intervistë të ZPs-së, për komunikatën 59.

“ZPS nuk ka asnjë provë tjetër që tregon se Thaçi është i përfshirë në përgatitjen e komunikatave, diskrediton edhe më tej në intervistën që Selimi ka dhënë për ZPS-në lidhur me komunikatën 59.  Ne iu tham që ZPS nuk ka asnjë provë tjetër, por nuk është mbështetur në asnjë lloj reference të dorës së dytë si një libër, ose skript të pabotuar apo intervistë të një gazete të botuar atë kohë.  Kështu që, ju mund të mbërrini në përfundim që Thaçi nuk ishte i përfshirë në përgatitjen dhe shpërndarjen e komunikatave apo deklaratave politike të kësaj kohe.  Ne kemi parashtruar gjithashtu që nuk ka provë të idhjes kohore apo gjeografike me asnjë komunikatë dhe krime të ngritura në aktakuzë”, ka thënë Misetiq.

Ai ka thënë se ZPS nuk arriti përsëri të shpjegonte provat që mbështeten për të vërtetuar lidhjen mes Thaçit dhe komunikatave.

“Në vend se të na jepte përgjigjje, Prokuroria na dha disa citime të numrave të dhënë në prova materiale. Këtë Prokuroria nuk e bëri se s’kishte kohë, por ishte e qëllimshme.  Në vend se të lexonte dëshmitë, Prokuroria zgjodhi t’iu jepte një listë provash materiale që ju duhej juve të nxirrnin informacionet dhe të lidhnin atë me njëri tjetrin.  Ajo që bën prokurorët ishin që të shpenzonin disa minuta duke lexuar provat para Gjykatës”, ka thënë Misetiq.

Ai ka përmendur edhe argumentin e ZPS-së se ndërkombëtarët nuk ishin në dijeni në lidhje me deklaratat dhe komunikatat.

Por, në qoftëse ju kujtohet dëshmia e gjeneralit Clark, lidhur me tri takimet e tetorit me Millosheviqin, ai na tha se në këto takime, ai i kishte thënë <illosheviqit që NATO do të bombardonte vendin e vet në qoftë se Millosheviqi nuk i ndalonte sulmet ndaj Kosovës. Sigurisht që Millosheviqi ishte në dijeni për komunikatat, sepse Kosova ishte vetëm një provincë dhe e gjthë provinca ishte nën mbikëqyrjen e plotë të tij. Do të ishte në interesin e tij, që Millosheviqi t’iu tregonte Clarkut, OKB-së e NATO-s për këto komunikata, në qoftë se ai dhe shërbimet e tij do të besonin se këto komunikata do të jepnin një kontribut domethënës për krime kundër njerëzimit.  Fakti që Clark dhe ambasadori Hill nuk mbajnë mend asnjë argument të ngritur nga Millosheviqi në lidhje me komunikatat, demonostrojnë se as organet serbe nuk kishin informata për komunikatat”, ka thënë Misetiq.

Ai ka thënë se ZPS ka ngritur argumente të dobëta të hënën, ku thoshte se mbrojtja pretendonte se ndërkombëtarët kanë deklaruar se të akuzuar nuk e kanë kryer asnjë krim.

“Mbrojtja nuk e tha këtë, por tha se dëshmitarët ndërkombëtarë nuk besonin se Hashim Thaçi ishte i përfshirë në krime kundër njerëzimit. ZPS nuk e kundërshton faktin që ky ishte qëndrimi i ndërkombëtarëve. Ne gjithashtu thamë se ndërkombëtarët nuk e shihnin komunikatat si nxitëse të krimeve dhe ZPS nuk e rrëzoi as këtë argument tonin”, ka thënë Misetiq. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz