BallinaLajmeMisetiq: Nëse komunikatat e UÇK-së nxitnin krime ndërkombëtarët s’do prisnin 20 vite,...

Misetiq: Nëse komunikatat e UÇK-së nxitnin krime ndërkombëtarët s’do prisnin 20 vite, por do ua bënin me dije

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Luka Misetiq, avokati i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi përmendi dëshmitarët ndërkombëtarë në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

“ZPS-ja thotë se nuk duhet marrë parasysh deklarimet e shumë ndërkombëtarë, disa prej të cilave janë thirrur nga vetë Zyra e Prokurorit të Specializuar siç është shembull Burns.Si James Rubin, Wesley Clark, John Stewart Duncan, James Peter Coveye shumë të tjerë.Të gjithë këta ndërkombëtarë nuk kanë pasur informacion të disponueshëm për ta, sa ju keni pasur për veten tuaj. Dëshpërimisht çështja e ZPS-së kundër Thaçit pjesërisht mbështet në deklarata që kanë qenë të disponueshme në sferën publike, ndërkohë që ndërkombëtarët në atë kohë kanë qenë shumë mirë të informuar për këto gjëra dhe s’kanë parë asnjë lloj nxitje sa i përket krimit apo ndërmarrjes kriminale”,deklaroi Misetiq, transmeton lajmi.net.

Misetiq vazhdoi tutje ku tha se “Bëjani vetes këtë pyetje a ju desh 20 vite komunitetit ndërkombëtarë që të zbulonte propagandën nxitëse në Ugandë, e 20 vite për propagandën nacionaliste të serbëve në Bosnje e të Millosheviqit. Jo sepse retorikat atje ishin të qarta e në dritë të diellit, e komunikatat e UÇK-së s’kanë qenë nxitëse të krimit sepse të kundërtën ndërkombëtarët do ta kishin ditur këtë e do ta kishin bërë me dije për ju”.

Williams ka thënë se Thaçi ka qenë pjesë e delegacionit shqiptarë dhe një prej personave që ishte pro fillimi të hetimeve të krimeve të luftës në të gjitha anët, përfshirë edhe UÇK-në./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz