back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaMirush Kabash dhe Margarita Xhepa, në Pejë

Mirush Kabash dhe Margarita Xhepa, në Pejë

Të ngjajshme

Haaland, Manchester City përmbys Realin (VIDEO)

Manchester City ka përmbysur rezultatin ndaj Real Madridit qysh...

Manchester City skuadër e preferuar për Rodrygon, Reali në epërsi (VIDEO)

Real Madrid ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Cityt. Sulmuesi...

Drenicasi Qendrim Pirraku shkëlqen në kardiokirurgji me notë të lartë ( FOTO)

Qendrim Pirraku nga Drenasi ka përfunduar me sukses specializimin...

Paris Guri: Nëse e shkel Kushtetutën je super kriminel – Çka je nëse e shkel 32 herë?

Kandidati i LDK-së për deputet, Paris Guri, ka kritikuar...
Mirush Kabashi, Margarita Xhepa dhe shumë artistë të tjerë nga Shqipëria do të jenë këtë të shtunë në qytetin e Pejës.
Mirush Kabashi, Margarita Xhepa dhe shumë artistë të tjerë nga Shqipëria do të jenë këtë të shtunë në qytetin e Pejës, me rastin e një programi kulturor që qyteti i Pejës e ka planifikuar me rastin e festimit të 7 marsit – Ditës së Mësuesit.
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Pejës, Engelbert Zefaj, thotë për KultPlus se qyteti i Pejës si vend i traditave dhe vend i kulturës është shumë krenar për vizitën e këtyre dy emrave të mëdhenj të artit shqiptar.
“Jemi shumë të kënaqur që për Ditën e mësuesit në qytetin tonë do të jenë prezentë disa nga emrat më të mëdhenj të artit shqiptar, e në mesin e tyre do të jenë edhe Mirush Kabashi dhe Margarita Xhepa” , tha Zefaj.
“Programi do të jetë modest, mirëpo ajo që vlen të thuhet është se do të jetë një program shumë i pasur kulturalisht” tha ndër të tjera për KultPlus Zefaj.
Ky program është organizuar nga Forumi Demokratik i Gruas por që është mbështetur edhe nga Kuvendi Komunal i Pejës.
Të ftuarit e këtij programi do të jenë njerëzit nga fusha e kulturës së Kosovës dhe Shqipërisë
Ky program kulturor do të mbahet ditën e shtunë me fillim nga ora 13:00 në Teatrin e Qytetit – “Istref Begolli”. / KultPlus.com
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz