Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është duke vazhduar miratimi i projektligjeve të ndryshme.
Ndër të tjerash në këtë mbledhje është miratuar edhe projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësorë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka quajtur si reformën më të rëndësishme në sistemin shëndetësor.
“Miratohet në Qeveri projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor.
Një nga reformat më të rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor.
Përkundër vonesës pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese vetëm për shkaqe procedurale, sot nis sërish rrugëtimin për miratim të plotë” shkruan Vitia në njoftim./Lajmi.net/
