back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeMiqtë katolikë shtrojnë iftar për hoxhën Osman Musliu (Foto)

Miqtë katolikë shtrojnë iftar për hoxhën Osman Musliu (Foto)

Të ngjajshme

Ismet Kryeziu i bën thirrje Vetëvendosjes për kompromis politik: Pa marrëveshje nuk ka qeverisje

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet...

Policia në Gjilan kërkon identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka lëshuar një...

Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Është arrestuar një person një person në fshatin Belincë,...

Dita Botërore e Fotografisë

Çdo vit, më 19 gusht, festohet Dita Botërore e...
Miqtë të besimit katolik nga Gjakova, kanë shtruar iftar për hoxhën Mulla Osman Musliu nga Drenasi.

Musliu ka postuar në facebook disa fotografi ku në përshkrim falënderon mikun e tij, drejtorin e shkollës së fshatit Bec nga komuna e Gjakovës, Marian Ndoja, transmeton lajmi.net

Postimi i plotë i hoxhës:

Sot jam mysafir në iftar tek i nderuar dhe shume i respektuari Marian Ndoja nga fshati BEC Komuna e Gjakovës njëherit Drejtori i shkollës së fshatit, mik i imi dhe familjes time. Është i besimit katolik por me të cilët kemi jetuar me shekuj në respekt reciprok dhe mbajtur lidhjet vëllazërore.

Ata te cilët fenë dhe besimin e kanë me bindje e përkushtim, dhe jo për para, interes apo kontrabandim jetojnë kësisoj pa asnjë problem. Shpresoj që të na shtohet numri i besimtarëve të sinqertë dhe mos të biem në grackën e atyre që fenë e kanë bërë para apo biznes …!?

Për ata që kohet e fundit mundohen me mish e shpirt të na ndajnë në baza fetare kjo është një përgjigjeje. Edhe pas këtij iftari Mariani mbetet katolik e unë mbetem musliman por vëllezër të vërtetë. Ndërsa respekti ndërmjet nesh është shtuar dhe vazhdon. Shpresoj që kjo traditë e tolerancës të vazhdohet edhe nga gjeneratat e reja në të ardhmen… Respekt dhe nderim për familjen NDOJA, Zoti ju nderoftë.!

hoxha 2

hoxha 1

– See more at: https://lajmi.net/miqte-katolike-shtrojne-iftar-per-hoxhen-osman-musliu-foto/#sthash.hD3wHUt5.dpuf

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz