BallinaLajmeMiqësisht e pa protokoll, Kurti me Ramën u takuan në Bruksel para...

Miqësisht e pa protokoll, Kurti me Ramën u takuan në Bruksel para darkës

Të ngjajshme

Katari thotë se shtatë persona vdiqën nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak

Katari konfirmoi më 22 mars se katër pjesëtarë të...

Sërish dhunë mes tifozëve, kësaj radhe në Shtime / Arrestohen disa prej tyre!

Vjosa me Vushtrrinë kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e...

Forcat izraelite thonë se kanë interceptuar 92% të raketave balistike të Iranit

Forcat izraelite thonë se kanë interceptuar shumicën e mbi...

Parandalohet futja e substancave narkotike brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth...

Aksident në rrugën Skënderaj-Klinë, gjashtë të lënduar dërgohen për trajtim mjekësor

Një aksident në fshatin Rakincë në rrugën Skënderaj –...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte për vizitë në Bruksel në darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kurti tha se aty pati takime me Borrellin, Lajçakun, Von Cramon, kurse me Edi Ramën u shpreh se takua miqësisht e pa protokoll, para darkës, për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona, shkruan Indeksonline.

Kryeministri Kurti tregoi që kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për të përfaqësuar Kosovën dhe qeverinë e re të saj reformiste të dalur nga fitorja plebishitare e 14 shkurtit.

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës në Bruksel për darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, pata takime me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, z. Josep Borrell, që ishte edhe nikoqir i darkës, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Lajčák, dhe Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, znj. Viola Von Cramon. Kurse me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona.

Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për të përfaqësuar Kosovën dhe qeverinë e re të saj reformiste të dalur nga fitorja plebishitare e 14 shkurtit, për të diskutuar rëndësinë që kanë për njëri-tjetrin Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, si dhe mundësitë për të rritë ndihmën, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë pandemisë dhe përtej e pas saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz