back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeMinistrja Kumbaro e uroi Aliun për postin e ri e më pas...

Ministrja Kumbaro e uroi Aliun për postin e ri e më pas e fshiu postimin

Të ngjajshme

Nga kjo ditë nis pushimi vjetor për nxënësit

Këtë javë, nxënësit e Kosovës do t’i largohen për...

Kapen plot 193 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

Vijon me intensitet të lartë trafikimi i marijuanës drejt...

Ministrja Kumbaro e uroi Aliun për postin e ri e më pas e fshiu postimin

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro sot përmes...

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro sot përmes një postimi në Facebook e ka konfirmuar se Liburn Aliu është emëruar drejtor i Portit të Durrësit.

Ajo ka thënë se ky është një lajm i bukur.

“Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik, me të cilin si ish-Ministre e Mjedisit kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi gjatë kohës kur edhe ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor si Ministër në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Por më pas ajo ka hequr postimin nga Facebooku ku kishte uruar Liburn Aliun për emërimin në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.

Vetëm pak minuta pas publikimit, postimi është fshirë nga profili i saj në Facebook.

Ende nuk dihen arsyet e fshirjes, ndërsa asnjë zyrtar tjetër i Qeverisë së Edi Ramës nuk ka reaguar lidhur me emërimin e Aliut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz