BallinaLajmeMinistrja Hoxha takoi ambasadorin Minxhozi

Ministrja Hoxha takoi ambasadorin Minxhozi

Të ngjajshme

Ky është personi i vrarë në Gjakovë

Një person ka mbetur i vrarë në Gjakovë në...

Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent crude arriti në gati...

Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-n në Shqipëri

Kushdo që zgjedh një profesion apo vend pune e...

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, me të cilin diskutuan për bashkëpunim dhe marrëdhëniet ndërshtetërore në lëmin e Drejtësisë.

Në takim u theksua se bashkëpunimi ndërshtetëror në lëmin e drejtësisë i kontribuon forcimit të sundimit të ligjit në të dyja vendet si dhe proceseve të rëndësishme që po kalon tërë rajoni, me ç’ rast shteti ligjor është prioritet institucional, thuhet në njoftimin e MD, transmeton Telegrafi.

Ambasadori Minxhozi uroi ministren Hoxha për mandatin e saj ministror dhe përgëzoi për gatishmërinë dhe përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit në drejtësi.

Ministrja Hoxha theksoi se bashkëpunimi në mes të dy vendeve në drejtësi do të jetë i vazhdueshëm me qëllim të fuqizimit të shtetit ligjor dhe këmbimit të përvojave pozitive duke i kontribuuar fuqishëm proceseve dhe rrugës së përbashkët euro-atlantike. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz