BallinaLajmeMinistrja Hoxha: Nuk ka alternativë pos fuqizimit të sundimit të ligjit

Ministrja Hoxha: Nuk ka alternativë pos fuqizimit të sundimit të ligjit

Të ngjajshme

Gjenden disa mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit

Një burrë derisa po punonte në fshatin Selishtë të...

Modelja shqiptare tërheq vëmendjen e stadiumit të Olympiacosit, ishte “goli i vetëm” i lojës

Marigona është në Karaiskakis për ndeshjen Olympiacos-AEL. Modelja nga Kosova,...

Arrestohet një person, i konfiskohen një armë e 50 fishekë

Më 21 mars është raportuar se një person ka...

Tragjedia në Majac të Podujevës, vdes njëra nga gratë e plagosura

Njëra nga gratë që mbeti e plagosur mbrëmjen e...

Ministrja Dhurata Hoxha mori pjesë në takimin e Bordit të projektit të UNDP-së “Mbështetje për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, me ç’rast  theksoi rëndësinë e mbështetjes që vije nga partnerët e Ministrisë së drejtësisë për reformën ligjore dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.

“Ministria e Drejtësisë është duke përmirësuar llogaridhënien e prokurorëve dhe gjyqtarëve duke reformuar, në aspektin ligjor, procedurat disiplinore kundër tyre; Jemi duke kompletuar mes tjerash reformën e të drejtave pronësore e cila do të ngërthen në vete legjislacionin mbi pronën publike dhe do të sqarojë administrimin e të drejtave pronësore ekzistuese ne vend”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Mbështetja nga UNDP dhe Ambasada e Norvegjisë në këtë rast, theksoi ministrja Hoxha, duke përfshirë këtu edhe partnerët tjerë, është shumë e nevojshme sepse, me këto reforma synohet krijimi i një baze të shëndoshë për funksionim më efikas dhe efektiv të sektorit të sundimit të ligjit.

Falë mbështetjes së këtij projekti, dhe disa projekteve tjera nga partnerë tjerë ndërkombëtarë,  Ministria e Drejtësisë, ka kompletuar këtë vit pakon e reformës ligjore e cila adreson mangësitë funksionale në profesionet e lira siç janë ndërmjetësimi dhe provimi i jurisprudencës.

Ministrja Hoxha vlerësoi lartë përkushtimin e ekipit të projektit, përfaqësuesit relevant dhe përfitues të projektit, Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Instituti Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Ndërmjetësimi dhe Gjykata e Apelit duke falënderuar Ambasadën e Norvegjisë për kontributin pa mbështetjen se cilës nuk do te mund të realizoheshin këto rezultate dhe prioritete.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz