back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeMinistrja e Shëndetësisë në Suedi, Elisabet Lann, bie pa ndjenja gjatë konferencës...

Ministrja e Shëndetësisë në Suedi, Elisabet Lann, bie pa ndjenja gjatë konferencës për media – momenti kapet nga kamerat

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Ministrja e sapoemëruar e Shëndetësisë së Suedisë, Elisabet Lann, është rrëzuar papritur gjatë një konference për media të mbajtur të martën, në një incident që është kapur nga kamerat.

Në videon e publikuar, shihet momenti kur Lann sapo kishte përfunduar fjalimin e saj dhe ndodhej pranë foltores së saj, ndërkohë që pjesëmarrësit po ndanin një moment të qeshur. Por vetëm pak çaste më vonë, ministrja u rrëzua papritur, bashkë me foltoren, duke shkaktuar shqetësim mes të pranishmëve, transmeton lajmi.net.

Personeli i sigurisë dhe anëtarë të kabinetit reaguan menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë. Pas një pushimi të shkurtër, Lann u rikthye në skenë, ku sqaroi se arsyeja e rrëzimit ishte një rënie e menjëhershme e nivelit të sheqerit në gjak.

Ngjarja është raportuar edhe nga TMZ, duke cituar se Lann u ndje më mirë pas incidentit dhe vazhdoi pjesëmarrjen në konferencë.

Ministrja nuk ka pasur më herët probleme shëndetësore të raportuara në publik dhe nuk ka të dhëna që incidenti të jetë serioz./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz