back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeMinistrja e Ramushit punëson vëllaun, kunatën dhe … në ministrinë që drejton

Ministrja e Ramushit punëson vëllaun, kunatën dhe … në ministrinë që drejton

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta të rrymës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për...

Zotimi i Haradinajt: Në qeverinë e ardhshme prioritet anëtarësimi në BE e NATO

Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë...

Abdixhiku në Mitrovicë: Ky qytet meriton qetësi dhe zhvillim ekonomik

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku e ka...

Shala: Kurti është kreu i mafisë energjetike në Kosovë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala...
- Advertisement -

Vëllai i Albena Reshitaj dhe gruaja e tij kontratat e para që i kanë nënshkruar me Qeverinë e Kosovës për punësim, menjëherë pasi doktoresha Reshitaj mori pozitën e ministres. Krenar Reshitaj dyshohet se po kryen punën e fotoreporterit personal për motrën e tij njeherit ministre e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinore, kurse gruaja e tij Andrra Pllana, mbanë pozitën e asistentes ekzekutive në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ministres Reshitaj sikur nuk i ka mjaftuar punësimi i vëllait dhe kunatës, ajo në kabinetin e saj ka punësuar edhe Adelina Mehiu, e cila është motra e Fisnik Mehiu, me të cilin ministrja Reshitaj bashkëjeton tash e disa vite. Nga ky dikaster qeveritar nuk kanë pranuar të japin përgjigjeje në pyetjet e redaksisë së arbresh.info.

- Advertisement -

Për të gjetur një vend pune në institucionet shtetërore në Kosovë, nuk është me rëndësi kriteri i përcaktuar përmes konkursit publik, por lidhjet familjare, anëtarësia partiake dhe ryshfeti.

Kështu thuhet në raportet e viteve të fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë. Para se të kurorëzonte dashurin e saj me Krenar Reshitaj, Andrra Pllanës, ëndrrat i’u bënë realitet.

Ajo para se të martohej me Krenarin, është emëruar asistente ekzekutive në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Atë pozitë e mori fal kunatës së saj Albena Reshitaj, e cila me të ardhur në pozitën e ministres emëroi Pllanën, asistente ekzekutive në kabinetin e saj, raporton arbresh.info.

Madje gjatë vizitës në Amerikë, ministrja ishte e shoqëruar nga asistentja e saj që tash e ka kunatë.

Reshitaj nuk u ndal me kaq. Ajo në kabinetin e saj ka punësuar edhe Adelina Mehiu, e cila është motra e Fisnik Mehiu, me të cilin ministrja Reshitaj bashkëjeton tash e disa vite. I dashuri i ministres Reshitaj, Fisnik Mehiu, është agjent në një operator ekonomik që merret me prodhimin e bukës, simiteve dhe ëmbëlsirave të freskëta./arbresh.info

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz