back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeMinistrja Bajrami sulmon Mustafën, i zbriti rrogën burrit

Ministrja Bajrami sulmon Mustafën, i zbriti rrogën burrit

Të ngjajshme

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të...

Offset thyen heshtjen për divorcin me Cardi B

Offset më në fund ka folur hapur për divorcin...

Ministri i Jashtëm i Francës: Shteti palestinez është zgjidhja e vetme për paqen

Ministri i Jashtëm në largim i Francës, Jean-Noel Barrot...

Mot me diell këtë fundjavë, temperatura deri në 30 gradë

Mot më i nxehtë po parashihet në ditët e...

Zyrtarisht nis fushata elektorale për zgjedhjet lokale

Zyrtarisht në orën 00:00 ka nisur fushata zgjedhore për...

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, ka sulmuar personalisht gjatë ditës së djeshme drejtorin e Telekomit të Kosovës, Agron Mustafën. Sipas saj, bordi dhe menaxhmenti i Telekomit duhet te jë japin përgjegjësi.

Por, mësohet se prapa këtij qëndrimi të ministres Hikmete Bajrami, fshihet një problem personal. Ristrukturimi i kryer nga Agron Mustafa i’a ka zvogëluar pagën dhe gradën burrit të ministres, si dhe nga drejtor që ka qenë më herët, nga ristrukturimi i’u ulë grada dhe u bë menaxher.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikemete Bajrami, sulmoi dje deklarativisht gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës menaxhmentin dhe bordin e Telekomit të Kosovës, dhe kërkoi përgjegjësi për humbjen në Tribunalin e Arbitrazhit ndaj Z -Mobile, një sulm që siç merret vesh më shumë ka të bëjë me motivet personale të ministres, sesa me parimin e kërkesës së llogarisë.

Ministrja, në mbledhjen e qeverisë, tha gjithashtu se drejtuesit e Telekomit të Kosovës, duhet të japin përgjegjësi edhe për mosdhënjen e devidentes ndaj qeverisë së Kosovës, një fakt i paraqitur në mënyrë të shtrembër para qeverisë, për shkak se Telekomi i Kosovës ka paguar devidentën, ashtu siç e parasheh ligji.

Sulmi i ministres ndaj kësaj ndërmarrje publike, merret vesh se është bërë kryesisht për motive personale që ka ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami ndaj drejtorit aktual të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa. Prej më pak se dy vite që ai është vendosur në këtë pozitë, burri i ministres së Tregtisë dhe Inustrisë, i cili dikur ishte Drejtor i Qendrës për Trajnime dhe Zhvillime në Telekomin e Kosovës, me ristrukturimin që është bërë, humbi titullin e Drejtorit dhe mbeti thjeshtë menaxher.

Ky ndërrim titujsh, pati edhe konsekuenca financiare, pasi rroga e burrit të ministres Bajrami, u zvogëlua për gati 300 euro, një vendim i cili duket se e ka nervozuar shumë ministren Bajrami. Një burim i joni i afët me ngjarjen, rrëfen për një presion të jashtëzakonshëm të ministres, e cila ka ushtruar ndikim të paligjshëm, për të përfituar personalisht, në këtë rast rritjen e gradës dhe pagën për burrin e saj, pagë e cila është rreth dy mijë euro, apo shprehur numerikisht 2000 mijë euro. ‘ Ministrja ushtroi një presion të jashtëzakonshëm, pasi edhe pozita e burrit të saj, që ishte Drejtor në Qendrën për Trjanime dhe Zhvillime u përfshi në ristrukturim.

Burri i saj humbi gati 300 euro dhe pozitën e Drejtorit. Ministrja u nervozua shumë nga ky fakt. Nuk di se çfarë është bërë më tutje”, tha një zyrtarë i lartë i afërt me ngjarjen. Ne kemi tentuar të kontaktojmë me të gjitha palët e përfshira në ngjarje, për të zbuluar arsyen e vërtetë të sulmit të ministres. Por asnjë nga palët, nuk ka pranuar të përgjigjet. Drejtori i Telekomit të Kosovës- Vala, Agron Mustafa, nuk ishte në gjendje të kthente përgjigje, edhe pse fillimisht kërkoi që pyetjet t’i dërgoheshin përmes emailit.

Ai më vonë nuk e ka hapur telefonin, njejtë siç ka vepruar edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami. Përveç ministres Bajrami që u revoltua me zvogëlimin e pagës së burrit të saj, pagë e cila gjithsesi është gjigante,- Dy mijë euro dhe është zvogëluar vetëm për 300 euro, edhe burri i saj, që është menaxher i Qendrës për Trajnim dhe Zhvillim, po përdor ndikimin e gruas së vet për të përfituar sa më shumë personalisht. Krerët e Sindikatës së Telekomit të Kosovës kanë treguar për një sjellje të pahijshme të tij.

Derisa personalisht ka pagë dy mijë euro dhe përdor ndikimin qeveritar për të mos u përfshirë në ristrukturim dhe zvogëlim, nga ana tjetër, propozon ulje page për punëtorët e Telekomit të Kosovës apo Qendrës për Trajnime dhe Zhvillime. ‘ Është e pahijshme prej një personi që merr dy mijë euro, i cili reagon keq përmes gruas së vet në pozitën e një ministreje, deri duke përdorur resurset qeveritare, të propozojë ulje page për punëtorët e thjeshtë./RTK

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz