BallinaLajmeMinistria largon nga puna zyrtaren e dyshuar për vjedhje në Bruksel (Dokument)

Ministria largon nga puna zyrtaren e dyshuar për vjedhje në Bruksel (Dokument)

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës zyrtares së lartë Igballe Cakaj, e cila dyshohet të ketë vjedhur në një qendër tregtare në Bruksel në muajin qershor të këtij viti.

Lajmin e ka konfirmar zëdhënësi i Ministrisë, Valmir Gashi.

Sipas Gashit, vendimi është marrë nga sekretari i MAShT-it.

“Në lidhje me znj. Cakaj, komisioni disiplinor ka nxjerrë vendim që të largohet nga puna, dhe sigurisht që kjo nënkupton edhe ndërprerje nga çdo angazhim tjetër në kuadër të MAShT-it. Vendimin për të e ka marrë sekretari i Ministrisë, Ekrem Kastrati”, ka deklaruar zëdhënësi.

Kallxo.com ka siguruar vendimin për largimin nga puna të Igballe Cakajt.

Në vendim thuhet se udhëheqëses së Divizionit për zhvillim profesional të mësimdhënësve në MAShT i shqiptohet masa disiplinore: Ndërprerja e marrëdhënies së punës në shërbimin civil.

Pasi kishte dëgjuar deklaratën me gojë të Cakajt, Komisioni Disiplinor kishte ardhur në përfundim se provat e ofruara si dyshime për vjedhje apo tentim për vjedhje në lokalin në Bruksel në bazë të fakteve rezultojnë të vërteta.

Prandaj, Komisioni kishte rekomanduar ndërprerjen e marrëdhënies së punës për Igballe Cakajn.

Rasti për të cilin dyshohet tashmë ish-zyrtarja e lartë ka ndodhur në fund të qershorit.

Igballe Cakaj ishte pjesë e delegacionit të MAShT-it në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor. Në këtë delegacion ishte edhe vetë ministri Shyqiri Bytyqi.

Igballe Cakaj nuk ka shprehur gatishmëri të flasë për largimin e saj nga puna.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz