back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajmeMinistria e Bujqësisë autorizon pagesën e subvencioneve të mbetura për 2025

Ministria e Bujqësisë autorizon pagesën e subvencioneve të mbetura për 2025

Të ngjajshme

Gjykata Kushtetuese bashkon kërkesat e Kurtit dhe deputetëve të LVV-së për dekretin e presidentes

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të bashkojë në një procedurë...

​Dëshmitari në gjykimin kundër Nagip Krasniqit: Nuk ka pasur anshmëri për ndonjë operator

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar të enjten...

Shuhet nga jeta ‘zonja’ e televizionit italian

Bota italiane e argëtimit zgjohet me një lajm të...

Deda: Politika e përçarjes po e vjedh të ardhmen e Kosovës

Analisti politik, Ilir Deda ka reaguar ndaj zhvillimeve të...

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka nënshkruar vendimin për autorizimin e pagesës së detyrimeve të mbetura nga Programi i Pagesave Direkte për vitin 2025.

Me këtë vendim, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) obligohet të procedojë menjëherë ekzekutimin e pagesave për të gjithë përfituesit e verifikuar sipas listave përfundimtare të miratuara në kuadër të Programit.

Pagesat do të realizohen nga buxheti i Republikës së Kosovës, në përputhje me alokimet buxhetore për sektorin e bujqësisë dhe procedurat e zbatueshme të Thesarit të Kosovës.

Departamenti për Buxhet dhe Financa në AZHB, në bashkëpunim me Thesarin, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për realizimin e pagesave në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e financave publike.

Sipas vendimit, Agjencia duhet të raportojë tek Ministri brenda pesë ditëve për progresin e realizimit të pagesave.

Ky vendim krijon mundësinë për që subvencionet bujqësore të mbetura për vitin 2025 të arrijnë sa më shpejt tek përfituesit. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz