BallinaLajmeMinistri i vetëm drenicas viziton Bujanocin

Ministri i vetëm drenicas viziton Bujanocin

Të ngjajshme

Kurti uron Rexhën për ditëlindje: Dy krahët e shqiponjës që bëjnë dhjetëshen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Rexhep...

Bayerni në krizë për portierë, lëndohet edhe Ulreich

Bayern Munichu po kalon një krizë të madhe në...

Neymari befason duke bërë shqiponjën, kjo është arsyeja

Ylli brazilian i futbollit, Neymar Jr., është bërë pjesë...

Pjesa e parë: Ballkani në epërsi të dyfishtë ndaj Dritës

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes derbi të...

Izraeli nuk planifikon bisedime me Libanin?

Izraeli thotë se nuk planifikon të zhvillojë bisedime të...

Ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, z. Abelard Tahiri, i shoqëruar nga Ambasadori z. Valdet Sadiku, vizituan Komunën e Bujanocit ku u takuan me Kryetarin e kësaj Komune z. Shaip Kamberi.

Gjatë takimit, Ministri Tahiri shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin në mes institucioneve të Kosovës dhe komunave të Luginës së Preshevës, veçmas në fushat që lidhen me mirëqenien e qytetareve të kësaj zone. Ministri Tahiri u zotua se Qeveria e Kosovës do të ketë qasje me aktive ndaj Luginës së Preshevës, të cilën institucionet e Kosovës do ta konkretizojnë me hapa të matshëm. Përveç kësaj, Ministri i inkurajoi banorët e Bujanocit që të vazhdojnë të jetojnë në vendin e tyre  dhe të mos shpërngulen, sepse përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për ta nuk do të mungojë.

Në anën tjetër, Kryetari Kamberi shprehu falënderimin e veçantë për Ministrin Tahiri me rastin e vizitës, të cilën e konsideroi si shenjë inkurajimi për të gjithë banorët e Luginës së Preshevës. Ai njoftoi Ministrin për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Bujanocit dhe Luginës në përgjithësi, dhe shprehu pritjet dhe gatishmërinë e komunave të Luginës për të rritur bashkëpunimin në fushat socio-ekonomike dhe kulturore.

Ministri Tahiri takoi edhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar me të cilët ndanë perspektivat e përbashkëta për rritjen e bashkëpunimit në fushën e  zhvillimit  kulturor dhe edukativ të qytetarëve të kësaj ane.

Po ashtu, Ministri Tahiri takoi edhe  përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare me të cilët diskutuan për zhvillimet politike dhe sociale të Bujanocit dhe komunave tjera të Luginës së Preshevës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz