back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMinistri Vengu në Delvinë, efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës dhe helikopterë...

Ministri Vengu në Delvinë, efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës dhe helikopterë në vendngjarje për shuarjen e zjarreve

Të ngjajshme

Mbi 70 persona të ndaluar në Moldavi, dyshohet se u trajnuan nga rusët në Serbi

Autoritetet moldave kryen 250 bastisje dhe ndaluan dhjetëra persona...

Paga bruto arriti në 68.102 denarë

Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) ka publikuar të dhënat...

Industria zvicerane e automobilave në krizë, shkurtohen 570 vende pune

Kriza në industrinë automobilistike po godet fort edhe Zvicrën....

Kurti pret në takim lamtumirës Rohden: Gjermania partner qendor i Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti...

Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu.

Ndërkohë që dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, 4 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë kanë shkuar në Delvinë për shuarjen e zjarreve, raporton A2 CNN.

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa fshatra të Delvinës, për të cilët Ministria e Mbrojtjes, urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.

Ndërsa një tjetër zjarr i fuqishëm përfshiu disa banesa në fshatin Senicë të Sarandës. Raportohet për rreth 10 banesa të djegura, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz, banorët janë evakuuar. Po ashtu nga flakët është përfshirë edhe kisha e Shën Dhimitrit duke u djegur plotësisht, shkruan A2 CNN.

Në ndihmë të banorëve dhe forcave zjarrfikëse kanë shkuar edhe dy helikopterë duke neutralizuar flakët, falë ndërhyrjes nga ajri.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që forcat zjarrfikëse dhe shërbimet emergjente vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz